Kjo është letra që Albright ia shkruajti presidentit Thaçi - Bota Sot
Kjo është letra që Albright ia shkruajti presidentit Thaçi

Aktuale

Kjo është letra që Albright ia shkruajti presidentit Thaçi

Më: 15 korrik 2019 Në ora: 10:26
Hashim Thaçi dhe Madeleine Albright

Ish-sekretarja amerikane, Madeleine Albright, pas vizitës në Kosovë, i ka shkruar letër të gjithë liderëve shtetërorë.

Në letrën e dërguar presidentit Hashim Thaçi, ish-sekretarja Albright shprehet mirënjohëse për festën e organizuar për përvjetorin e 20-të dhe thotë se kemi punuar bashkë për një kohë të gjatë që t’i sigurojmë një të ardhme të sigurt Kosovës.

Më poshtë ju sjellim të përkthyer në gjuhën shqipe, letrën e ish-sekretarja amerikane, Madeleine Albright, drejtuar presidentit Hashim Thaçi:

I dashur President Thaçi,

Ishte vërtetë kënaqësi festimi i demokracisë së Kosovës me ju.

Ju jam mirënjohëse që keni organizuar një festë të veçantë, të paharrueshme dhe të jashtëzakonshme për këtë përvjetor.

Jam shumë e nderuar që pranova Medaljen Presidenciale të Lirisë.

Kemi punuar bashkë për një kohë të gjatë që t’i sigurojmë një të ardhme të sigurt Kosovës.

Kënaqem tek shoh se sa shumë ka ecur ky vend.

E vlerësoj diskutimin e mirë që kishim rreth asaj se çfarë duhet të ndodhë tutje për të përparuar dhe për ta ndritur demokracinë.

Jam shumë krenare për lidhjen e fortë në mes të NDI-së dhe Kosovës.

Duam që të vazhdojmë punën me ju edhe në fazën tjetër.

Pres që të ju takoj sërish së shpejti.

Gjithë të mirat, Madeline. 

Image
Image

 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...