Shahu godet Veselin për Buxhovin: Kadri, Mos hy në beteja që i ke të humbura që në nisje

Aktuale

Shahu godet Veselin për Buxhovin: Kadri, Mos hy në beteja që i ke të humbura që në nisje

Nga: G.B Më: 17 korrik 2019 Në ora: 15:32
Kadri Veseli

Publicisti dhe ish gazetari Rexhep Shahu, ka reaguar ndaj Kadri Veselit, i cili e quajti fosil Jusuf Buxhovin.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Shahu ka thënë se po të kishte lexues Veseli më shumë libra të Buxhovit, do të ishte më i suksesshëm dhe se politikanët jetojnë sa kronikat televizive, përcjell Bota sot.

Shahu e ka porositur miqësisht Veselin që të mos i hyjë një beteje që e ka të humbur që në nisje.

Postimi i tij i plotë:

Pushteti i dijes pa vote eshte pushtet.

Une kam shume rrespekt per Kadri Veselin, per kontributin e tij per Kosoven gjate luftes dhe sidomos per nismen e tij enderr te veshtire qe te largoje nga politika te inkriminuarit.
Por jam i sigurte se po te kishte lexuar edhe me shume librat e shkrimtarit Jusuf Buxhovi, ai do te ishte shume me i sukseshem ne veprimtarine e tij politike e jo vetem.
Politikanet, edhe ata me te suksesshmit, jetojne aq sa jetojne kronika televizive, ndersa shkrimtaret, edhe kur behen fosile, lexohen, udheheqin, ndikojne, sundojne.
Sepse ka e do te kete ish president, ish kryetar partie, ish kryetar kuvendi, ish luftetar... por nuk do te kete kurre ish shkrimtar.
Kadri, thashe, politikani jeton sa kronika televizive apo sa gazeta qe mbeshtjell buken, ndersa shkrimtari jeton sa libri.
Miqesisht, mos hy ne beteja qe i ke te humbura qe ne nisje Kadri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat