Deputeti i Parlamentit të Serbisë, merr rrogë si këshilltar i Komunës së Graçanicës - Bota Sot
Deputeti i Parlamentit të Serbisë, merr rrogë si këshilltar i Komunës së Graçanicës

Aktuale

Deputeti i Parlamentit të Serbisë, merr rrogë si këshilltar i Komunës së Graçanicës

Më: 18 korrik 2019 Në ora: 09:49
Fatmir Sheholli

Gazetari Fatmir Sheholli ka bërë publike një hulumtim sa i përket partive serbe që kanë ekzistuar nga paslufta e deri tani dhe pagat që i marrin zyrtarët serbë në Kosovë duke mos qenë banorë rezidentë.

Ai ka prezantuar disa nga hulumtimet që ka bërë në lidhje me funksionimin e partive serbe karshi shtetit të Kosovës.

Sipas Shehollit, asnjë nga partitë serbe që kanë ekzistuar nga paslufta e deri tani dhe që janë regjistruar në KQZ, nuk e kanë pranuar shtetit e Kosovës.

Sheholli ka thënë se nga buxheti i Kosovës, serbët të cilët fare nuk punojnë në Kosovë paguhen 1 milionë e 300 mijë euro.

“Në vit, serbët të cilët fare nuk punojnë në Kosovë, shumica edhe nuk jetojnë paguhen 1 milionë e 300 mijë euro nga buxheti i Kosovës, përmes “vaucherave” dhe shpërndahen nga kryetarët e komunave me shumicë serbe”

Ai tha gjatë hulumtimit ka hasur në një deputet të Parlamentit të Serbisë, që është këshilltar i Kryetarit të Komunës së Graçanicës.

“Ai është deputet i Parlamentit të Serbisë nga partia SPS (Partia Socialiste Serbe) e në Kosovë e mer rrogën si këshilltar i Kryetarit të Komunës së Graçanicës”.

Sheholli tha se ky është vetëm një rast, pasi pjesa dërmuese marrin dy rroga, nga shteti i Kosovës dhe nga Serbia. Më tej, ai tha se në asnjë komunë që qeveriset nga kryetarët serbët nuk respektohen simbolet e shtetit të Kosovës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...