Pjesëtari i shoqërisë civile në Kosovë, dhe analisti politik Krenar Shala, i ka bërë thirrje Partisë Demokratikë të Kosovës që të përgatiten për me u zhvendos në opozitë.
Gjithashtu, ai përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se “Cicërimat e disa prej akterve të partisë që po paralajmërojnë destabilizim nëse PDK-ja bien në opozitë nuk i bëjnë mirë partisë edhe shtetit”.
Postimi i plotë:
I boj thirrje PDK-së që mu pregatitë për mu zhvendos në opozitë.
Cicërrimat e disa prej akterve të partisë që po paralajmrojnë destabilizim nëse PDK-ja bjen në opozitë nuk i bojnë mirë partisë edhe shtetit.
Mos u friksoni nga Gjykata Speciale. Sepse, edhe nëse jeni në pushtet, keni me qenë prej e saj. Ma mirë osht me qenë pre e saj kur t’jeni në opozitë se kur jeni në pushtet. Të qenurit në pushtet e dëmton interesin e Kosovës.
Un e di që juve nuk ju intereson shteti, po dijeni që pjesa dërrmuse nuk osht ka don me ju pa n’pushtet, madje prej vitit 2014, kur ju me zorr, e mbajtët pushtetin tu u bazu në veprime perfide.
Dilni në opozitë se jeta e gjatë osht. Prap ka me pasë zgjedhje. Mundeni prap me ardhë në pushtet nëse reformoheni.
Mos e mbani me zorr pushtetin se pushteti ju hakmerret, qysh u dëshmu prej zgjedhjeve të vitit 2014 e tutje.