Drita Millaku godet ashpër PSD-në, ja çfarë thotë për ta

Aktuale

Drita Millaku godet ashpër PSD-në, ja çfarë thotë për ta

Nga: M.H Më: 31 korrik 2019 Në ora: 15:27
Drita Millaku

Deputetja nga radhët e Vetëvendosjes, Drita Millaku, për “Bota sot” ka folur në lidhje me deklaratën e deputetit Ilir Deda, për një koalicon të mundshëm mes LDK-VV-PSD. Millaku u shpreh që pajtohet të jetë e përfshirë Mimoza Kusari-Lila në koalicion mirëpo nuk është pro të jetë PSD-ja, sipas Millaku kjo parti duhet e vetme të tregoj “kaçikun”.

“Unë personalisht jam për një listë të përbashkët me LDK duke përfshirë edhe Mimozën, ndërsa mendoj dhe do të ishte e mirë që PSD të shkoj e vetme në zgjedhje dhe të tregoj sa e ka “kaçikun”. Pra unë nuk jam që në listë të futet edhe PSD, dhe besoj që kjo nuk duhet dhe nuk do të ndodhë”, u shpreh Millaku.

Pastaj, deputetja tha që koalicioni mes LDK-VV, ka mbetur të sqarohet në ditët në vijim kur mbarojnë zgjedhjet në LDK, sipas Millaku-t, ky koalicion do të ishte shpëtimi për Kosovën.

“Sa i përket listës me LDK mendoj se do të sqarohet në ditët në vijim, dhe e gjithë kjo varet nga përfundimi i zgjedhjeve në LDK. Pra Lista LVV-LDK do të ishte çlirim dhe shpëtim për Kosovën”, përfundoi Millaku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat