Nisma propozon që në këtë datë të mbahen zgjedhjet e parakohshme

Aktuale

Nisma propozon që në këtë datë të mbahen zgjedhjet e parakohshme

Më: 5 gusht 2019 Në ora: 11:53
Bilall Sherifi

Shefi i Grupit Parlamentar të Nismës, Bilall Sherifi pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit ka thënë se data më e përafërt e zgjedhjeve të jashtëzakonshme është java e parë e tetorit.

Ai tha se më 22 gusht kur kuvendi do ta ketë si pikë dite shpërbërjen e kuvendit do të jetë edhe një pikë tjetër e rendit të ditës.

“Java e parë e tetorit të jetë edhe data më e përafërt e zgjedhjeve të jashtëzakonshme. Ajo që sot ishte për tu përshëndetur ishte gatishmëria që të gjitha partitë që në seancën e radhës që përpos pikës së shpërbërjes së kuvendit ta votojmë edhe pikën tjetër e që është IPA nga ku Kosova do të përfitojë rreth 100 milion euro”, tha Sherifi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat