Vuçiq: Nuk mendoj se Bolton vjen në Serbi, në Kosovë s’ka kush të flasë me të

Aktuale

Vuçiq: Nuk mendoj se Bolton vjen në Serbi, në Kosovë s’ka kush të flasë me të

Nga: F.B Më: 8 gusht 2019 Në ora: 09:46
John Bolton

Na presin bisedime të rënda me perëndimin që pret zgjidhje të shpejtë të çështjes së Kosovës ka thënë presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq për TV Prva, përcjell “Bota Sot”.

Sipas Vuçiq “nuk është vetëm çështja e afatit por edhe çështja e përmbajtjes kur është fjala për Kosovën” duke shtuar se  "problemi është çka do të merremi vesh ". Në pyetjen e medieve se grupi kriminal B13 përgatit vjeshtë të përgjakshme, Vuçiq tha “nuk ka fakte për diçka të  tillë”.

"Nuk përjashtoj mundësinë për diçka të tillë. Të jem i sinqertë, kjo nuk do të ndodhë, mund të ketë sulme por ne nuk do të lejojmë vrasjen e banorëve serb. Qëllimi i vetëm i tyre të sundojnë pjesën veriore, na presin bisedime të rënda në lidhje me Kosovën, nuk keni me kënd të bisedoni, sepse kushdo që bënë diçka kundër serbëve do ketë mbështetje, furnizimi i serbeve ende është problem ", ka thënë Vuçiq.

Ai ka përmendur disa aspekte të vështira në Kosovë. "Jeta e serbëve në Kosovë , pastaj gara mes 4 subjekteve të mëdha që kaun rreth 20 për qind dhe Lista Serbe si e pesta që do përpiqen ta shkatërrojnë të gjithë, por duhet të kemi organizim politik që do luftoj për interesa të serbëve” tha ai.

Duke komentuar ndalesën e hyrjes me pasaporta të qytetarëve serb ai tha: "Ata vazhdojmë me vrapimin me taksat duke hequr kalimin me pasaporta serb. Është e pamenduar, si fëmijët e vegjël , mundohen të krijojnë një lloj shteti. Gjithë kështu duket ", tha Vuçiq.

"Është e qartë se pala serbe ka biseduar që të udhëtohet me letërnjoftim, por natyrisht se keni të drejtë edhe me pasaportë. Ai q ëka drejtë më shumë, ka edhe drejtë me pak ", sqaroi ai.

Në lidhje me paralajmërimet e vizitës së mundshme të Boltonit këshilltarit të presidentit amerikan në Serbi, ai theksoi se:

"Mendoj se nuk do të vij, ai ka menduar të vizitoj Prishtinën dhe Beogradin, por shtrohet pyetja çka do të fitoj me ardhjen në Prishtinë, saktësisht me kënd të bisedoj atje. Kjo është analizë nuk flas në emrin e tij ".

Lidhur me çështjen e Kosovës, Vuçiq ka thënë se idenë që kishte e kanë hedhur poshtë të gjithë. " kam parë gjithnjë e më shumë presione ndaj meje ", tha Vuçiq.

Në pyetjen e komentimit të deklaratës së profesorit amerikan Eduard Xhozef se zgjidhja e çështjes së Kosovës është në duar të Vuçiqit, ai tha se kjo është një gjë që i imponohet si barrë.

"Profesor Eduard Xhozef është njeri serioz dhe nuk është në anën tonë. Serbia dhe serbët nuk mund të pranojnë pavarësinë e Kosovës. Nuk e duam atë. Njerëzit nga bashkësia ndërkombëtare duhet ta dinë se nuk do ketë zgjidhje për Kosovën nëse Serbia poshtërohet. Ata e dinë se Serbia ngutet për Evropë dhe na sjellin në situatë që duhet të mendojmë çka na konvenon më shumë ", tha ai.

Duke folur rreth 5 vendeve të përhershme të KS të OKB-së që kanë ndërruar ambasadorët e tyre në Serbi dhe nëse ajo ka lidhje me çështjen e Kosovës, Vuçiq ka thënë se “ sigurisht nuk kanë ardhur që të testojnë ndryshimet klimatike në Serbi ".

Duke komentuar njoftimet se në Prishtinë ka plane “ për sulme në dy komuna” në veri të Kosovës, Vuçiq përsëriti se Beogradi nuk do të toleroj asnjë përndjekje apo vrasje të banorëve serb.

"Kjo nuk do të ndodhë ", tha Vuçiq dhe shtoi se qëllimi strategjik i Prishtinës është sundimi i veriut të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat