Ja detaji i fundit për Rilind Berishën: Flet avokati i cili tregon pse shkoj për intervistim në Gjykatën Speciale

Aktuale

Ja detaji i fundit për Rilind Berishën: Flet avokati i cili tregon pse shkoj për intervistim në Gjykatën Speciale

Nga: N.Sh Më: 9 gusht 2019 Në ora: 17:18
Rilind Berisha

Është debatuar shumë për Rilind Berishën, zyrtar i Ministrisë së Drejtësisë, i cili ishte ftuar për intervistë nga Gjykata Speciale.

Avokati i tij, Besnik Berisha ka treguar edhe njëherë arsyen pse Rilindi është thirr nga Gjykata Speciale.

“z. Rilind Berisha nuk është ftuar e as marrë në pyetje nga Prokurori i Specializuar për asnjë shkelje ligjore, e as për rrjedhën e informacionit në mënyrë të jashtëligjshme, sic është raportuar në media”, shkruan Avokati Berisha në shkrimin e tij në Facebook, ku tregon arsyen e vërtetë.

Ai thotë se, Berisha u intervistuar në cilësinë e dëshmitarit dhe ekskluzivisht lidhet me fushëveprimtarinë e zyrës që koordinon procesin për mbrojtje juridike dhe mbështetjen financiare të personave që mund të jenë të akuzuar potencial nga Dhomat e Specializuara.

Ja postimi i plotë:

Per ata qe u intereson, ne cilesine e avokatit te z. Rilind Berisha,

Duke pare interesimin e mediave per arsyen e fteses se z. Rilind Berisha, nga zyra e Prokurorit te Specializuar dhe me qellim te evitimit te pasaktesive te cituara deri me tani, sqarojme se:

z. Rilind Berisha nuk eshte ftuar e as marre ne pyetje nga Prokurori i Specializuar per asnje shkelje ligjore, e as per rrjedhen e informacionit ne menyre te jashteligjshme, sic eshte raportuar ne media.

Intervistimi i z. Berisha nga Prokurori i Specializuar eshte bere ne cilesine e deshmitarit dhe ekskluzivisht lidhet me fusheveprimtarine e zyres qe koordinon procesin per mbrojtjen juridike dhe mbeshtetjen financiare te personave qe mund te jene te akuzuar potencial nga Dhomat Specializuara.

Z. Berisha ka permbushur detyrimin e tij qytetar per t'iu pergjigjur fteses se Prokurorit te Specializuar dhe njejte do te veproje edhe ne te ardhmen, nese vec paraqitet ndonje kerkese e tille.

Faleminderit!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat