Loshi: Nëse jeni rrenca, kush më garanton mua se nuk jeni edhe hajna - Bota Sot
Loshi: Nëse jeni rrenca, kush më garanton mua se nuk jeni edhe hajna

Aktuale

Loshi: Nëse jeni rrenca, kush më garanton mua se nuk jeni edhe hajna

Nga: M.H Më: 10 gusht 2019 Në ora: 23:52
Liri Loshi

Ish pjesëtari i UÇK-së, Liri Loshi, përmes një statusi në rrjetin social facebook, ka vazhduar të flas në lidhje me rastin e vrasjes së hajnit në Shtime, duke bërë krahasime mes hajnit dhe rrencit.

Loshi, më tej gjatë krahasimit ka shkruar që hajnia mund të dëmtoi ekonomin mirëpo shpifja dëmton direkt integritetin e personit, nuk e përkrahë Loshi hajnin mirëpo sqaron që nëse shpif atëhere edhe mund të vjedhë:

Postimi i plotë

HAJNIA VS RRENA- SHPIFJA

Nuk e di bre, a më i keq është hajni a rrenci? A më shumë lëndon hajnia a shpifja?! Përmes hajnisë mund të dëmtohet ekonomia, por përmes shpifjes dëmtohet direkt integriteti i personit.

Unë e di se ju do të thoni hajnia është më e keqe dhe më e dëmshme, por nëse jeni rrenca, kush më garanton mua se nuk jeni edhe hajna. Dhe, e dyta, unë nuk jam me juve, sepse rrena më duket më e shëmtuar dhe më e dëmshme se hajnia! Ja pse.

Ndaj hajnisë ekziston mbrojtja: njerëzit mund t’i mbajnë paratë në bankë, gjerat e vlershme mund t’i mbajnë në vende pak a shumë më të sigurta se në shtëpi, mund të bëjnë dyer të metalta, dyfish të metalta, dy palë dyer, dy palë dryrë, sistem alarmi, kamera, lidhje direkte me kompanitë e sigurimit, mure të larta, rrethoja të metalta që përfundojnë me gjemba, ose me maje të thepisura... Mund të mbash qenë të rrezikshëm për njerëzit që ta shkelin oborrin e më në fund mund të mbrohesh edhe me armë. Por, më thoni, ka një masë të ngjashme që ju mbron nga rrena, ju mbron nga shpifja?!

Tash, perseri ju lus ta shqyrtoni përgjigjen tuaj që e keni menduar në fillim. A më i keq është hajni, a rrenci, a më e rëndë është hajnia a shpifja. Mos rastësisht ndërruat mendje! Nëse keni ndërruar mendje, a bën të konsideroni edhe ndërrimin e shprehisë, nëse rastësisht, ama fare rastësisht, jeni rrenca? Ju nuk mund ta merrni me mend çfarë favori do t’i bënit vetes, familjes dhe shoqërisë në përgjithësi. Rrena e shëmton njeriun, rrencin dhe mund ta shkatërrojë njeriun tjetër, atë për të cilën shpifet.

Edhe një gjë, mos provoni ta quani rrenc një njeri që nuk rren. Mund të ndodh që të mos ndaheni mirë me të!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...