Konfirmohet lirimi i Tomor Morinës - Bota Sot
Konfirmohet lirimi i Tomor Morinës

Aktuale

Konfirmohet lirimi i Tomor Morinës

Më: 12 gusht 2019 Në ora: 19:08
Tomor Morina

Është liruar nga burgu ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Tomor Morina.

Lajmin e ka konfirmuar djali i dajës së ish ushtarit, Gurakuq Dobruna, sipas të cilit vendimi për lirimin e tij është marrë, por nuk dihet se kur do të lirohet.

“Vendimi për lirim është marrë sot, kur do të del nga burgu nuk e dimë ende, sepse dokumenti i vendimit duhet të dërgohet në burgun ku po qëndron Tomori,” tha ai, duke shtuar se lirimi i Tomor Morinës mund të ndodhë gjatë ditës së nesërme ose gjatë dy apo tre ditëve të ardhshme.

Ndryshe, Tomor Morina, u arrestua më 24 korrik në pikën kufitare në Bllacë. Ai u mbajt për më shumë se dy javë në Burgun e Shutkës, në bazë të një fletarresti të Interpolit të lëshuar nga Serbia për kinse krime lufte.

Serbia kishte kërkuar nga Maqedonia e Veriut të ekstradonte Tomor Morinën.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...