Këshilltarja e Haradinajt i del në mbrojtje shefit të saj, “kapet” me Konjufcën për terme letrare - Bota Sot
Këshilltarja e Haradinajt i del në mbrojtje shefit të saj, “kapet” me Konjufcën për terme letrare

Aktuale

Këshilltarja e Haradinajt i del në mbrojtje shefit të saj, “kapet” me Konjufcën për terme letrare

Më: 20 gusht 2019 Në ora: 09:29
Meliza dhe Ramush Haradinaj

Meliza Haradinaj, këshilltare e kryeministrit në dorëheqje, Ramush Haradinaj i është kundërpërgjigjur deputetit të VV-së, Glauk Konjufcës, lidhur me deklaratat e kreut të AAK-së.

Ajo është munduar t’i tregojë Konjufcës, se çka nënkupton mbiemri “makiavelist” në politikën kosovare, term të cilin Haradinaj e përdori për Kurtin.

Sipas saj, i njëjti nënkupton faktin që Kurti synon të ngritet në pushtet në çfarëdo mënyre.

Tjetër është se sipas saj, Kurtit nuk i pengon që LDK-ja e bëri Thaçin president, e Veselin parlamentar.

Ky është postimi i saj në Facebook:

Mirëmengjes Glauk,

Ja një copëz diturie se çka saktësisht nënkupton mbiemri ‘makiavelist’ në politikën kosovare:

– Jam kundër PDK-së dhe kundër atyre që e ndihmojnë PDK-në të mbesë në pushtet.

– Nuk më pengon që LDK-ja e Isa Mustafës, për herë të parë në historinë politike të Kosovës, e bëri Hashim Thaçin e PDK-së President, dhe Kadri Veselin e SHIK-ut Kryeparlamentar.

– Synimi im është që unë të ngritem në pushtet, me çfarëdo mënyre.

– Qëllimi (lexo: pushteti) arsyeton secilin mjet të gabueshëm (lexo: amoralitetin politik, ndryshimin e qëndrimeve).

Me gjasë, Princi i Glaukut ua ka interpretuar ndryshe makiavelizmin kolegëve të tij… ua propozoj Vetëvendosjes kolektivisht ‘Leviathan’ nga Thomas Hobbes.

Lexim të këndshëm!. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...