Kryeministri në dorëheqje, ka përshëndetur deklaratën e Kancelares gjermane, Angela Merkel se BE-ja është e plotë vetëm me anëtarësimin e Ballkanit Përendimor.
Përmes një postimi në Twitter, Haradinaj e ka përshëndetur këtë deklaratë.
Ai ka thënë se Merkel është duke e riafirmuar zgjerimin e BE-së.
“E përshëndes qëndrimin e kancelares Merkel për konfirmimin e përkrahjes së perspektivës së Ballkanit Perëndimor për zgjerimin e BE-së sot nga qyteti hungarez i Sopron-it. Bashkimi Evropian do të jetë më i fuqishëm dhe me më shumë mirëqenie me afrimin e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor drejt BE-së. Kosova është gati”, ka shkruar në Twitter Haradinaj.