Mustafa: LDK shkon vetë në zgjedhje, do të takohem me Haradinajn - Bota Sot
Mustafa: LDK shkon vetë në zgjedhje, do të takohem me Haradinajn

Aktuale

Mustafa: LDK shkon vetë në zgjedhje, do të takohem me Haradinajn

Më: 20 gusht 2019 Në ora: 17:16
Isa Mustafa

Kryetari i LDK’së, Isa Mustafa, ka takuar të hënën kreun e PSD’së, Shpend Ahmetin dhe atë të Nismës, Fatmir Limajn. Ai tregoi se vetë u ka bërë ftesë krerëve të këtyre dy partive për të biseduar, ndërkaq ka treguar se a do të takohet edhe me të parin e AAK’së, Ramush Haradinaj

Mustafa ka thënë se do të takohet me Haradinajn, pasi sipas tij çdo takim është i vlefshëm dhe se nevojitet një proces zgjedhor i rregullt dhe transparent. Mustafa ka lënë të hapur mundësinë e bashkëpunimit me Haradinajn edhe pas zgjedhjeve.

“Mendoj se do të takohemi. Çdo takim është i vlefshëm, pa marrë parasysh objektivat. Na nevojitet një proces zgjedhor i rregullt , i pranueshëm dhe transparent. Sido që të jetë do të kemi nevojë të bashkëpunojmë edhe pas zgjedhjeve. Nuk përfundon çdo gjë me zgjedhjet”, ka thënë Mustafa.

Kreu i LDK’së ka shtuar se partia e tij mban qëndrimin që të shkojë vetë në zgjedhje, por ka thënë se edhe kjo do të diskutohet në Këshillin e Përgjithshëm të partisë.

“LDK mban qëndrimin parimor që të shkojmë vetë në zgjedhje, por edhe këtë do ta diskutojmë në ditët në vijim në Këshillin e Përgjithshëm. Vendi është qeverisur keq e më keq nga Koalicioni PAN, prandaj nevojiten ndryshime”, ka thënë Mustafa.

Ndërkaq Mustafa të hënën është takuar me Ahmetin dhe Limajn. Ai ka thënë se takimet e tilla janë të dobishme për të vlerësuar bashkërisht momentet që po kalon vendi.

Sot bisedova, në takime të ndara, me z. Fatmir Limaj, kryetar i Nismës Socialdemokrate dhe me z. Shpend Ahmeti, kryetar i PSD-së.

“Takimet e tilla, konsideroj se, janë të dobishme për të vlerësuar bashkërisht momentet që po kalon vendi ynë, pa marrë parasysh kalkulimet partiake për zgjedhjet e ardhshme. Kemi nevojë të ndërtojmë një kulturë komunikimi si shprehje e kulturës tonë demokratike”, tha Mustafa të hënën.

Ndërkaq Express sot ka kontaktuar edhe kreun e AAK’së i cili ka thënë se ende nuk ka marrë ftesë për takim nga Mustafa.

“Jo s’kam ndonjë ftesë”, ka thënë Haradinaj.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...