Izetbegovic: Serbia pas humbjes së Kosovës të mos kërkojë kompensim në Bosnje - Bota Sot
Izetbegovic: Serbia pas humbjes së Kosovës të mos kërkojë kompensim në Bosnje

Aktuale

Izetbegovic: Serbia pas humbjes së Kosovës të mos kërkojë kompensim në Bosnje

Më: 21 gusht 2019 Në ora: 08:09
Bakir Izetbegovic, Aleksandar Vuçiq

Kreu i Dhomës së Popujve në Asamblenë Parlamentare të Bosnjë e Hercegovinës (BH), Bakir Izetbegovic kërkon që marrëveshja Kosovë-Serbi të mos ndikojë në shtetin e tij.

Në një intervistë për ‘Anadolu Agency’, ai thotë se Serbia nuk duhet të kompensohet nga Bosnja për atë që do të humbasë me zgjidhjen e çështjes së Kosovës.

“Nëse ndonjëherë mund të ndërlidhen këto dy çështje (Bosnja dhe Kosova), atëherë e përbashkëta është se pala serbe në Kosovë dhe BH ka kryer krime të ngjashme, gabime dhe mëkate të ngjashme. Dhe në fund të fundit, për shkak të kësaj sjellje dhe kësaj dhunë janë shkaktuar sulmet e NATO-s. Por ajo nuk mund të ndërlidhet më tej me idenë se Serbia duhet të kompensohet evantualisht me diçka në Bosnje për të atë që do të humbasë me zgjidhjen për Kosovën”, është shprehur Izetbegovic.

Ish-kreu i Presidencës së Bosnjes ka theksuar se kjo aventurë mund të përfundojë në skenarë të paqartë.

Izetbegovic është lideri i partisë më të madhe boshnjake në Bosnje.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...