Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Haxhi Avdyli, ka akuzuar për dyfytyrësi Dardan Molliqajn e Donika Kadaj-Bujupin.
Ai ka thënë se ata para 2 viteve, deklaronin se parajsa në Kosovë vinte me Albin Kurtin, ndërsa tash me Ramush Haradinajn, përcjell Bota sot.
Por sipas Haxhiut, tash qytetarët nuk i marrin seriozisht “recitimet” e tyre.
“Ti çjerrim maskat,duke i injoruar politikanët me maska”, ka shkruar ai në një postim në Facebook.
Postimi i Haxhiut:
A ka akoma qytetar në Kosovë që beson në dyfytyrësinë politike të politikanëve të çiftit Molliqaj e Kada Bujupi, kur para 2 vjetëvë e patën lodh TV me tezat e tyre se parajsa në Kosovë vinte me Albiniin tash me Ramushin. Fatmirësisht qytetari ka evaluar dhe këto recitime e tyre politike me emra të ndryshëm nuk po i merr seriozisht por i dëgjon me neveri. Ti çjerrim maskat,duke i injoruar politikanët me maska.