‘Remi’: Lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, hapi i parë dhe vendimtar

Aktuale

‘Remi’: Lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, hapi i parë dhe vendimtar

Më: 23 gusht 2019 Në ora: 09:14
Rrustem Mustafa

Ish-deputeti i PDK-së, Rrustem Mustafa, i njohur si Remi, ka thënë se të gjitha pasuritë e uzurpuara do t’i kthehen shtetit.

Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Rrustem Mustafa, i njohur si Remi, ka thënë se lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit është hapi i parë dhe vendimtar për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik të vendit.

Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, Mustafa ka thënë se, secila pasuri duhet të dihet kujt i përket dhe si është fituar ajo.

Postimi i plotë i Mustafës pa ndërhyrje:

PRIORITETI – KOMBËTAR

Ne mundemi!

Në vendin tonë secila pasuri, duhet të dihet kujt i përket, si është fituar.

E gjithë masa pasurore apo asetet e përvetësuara/uzurpuara në rrugë jolegale duhet t’i kthehen shtetit…

Procesi i vendosjes së rendit dhe ligjit në vendin tonë, gradualisht, por sigurt, duhet të shëndrrohet në prioritetin numër një, të shoqërisë, shtetit dhe institucioneve!

Duhet dhe ne mundemi një angazhim të suksesshëm të luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit si hapi i parë, vendimtar, për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik në vendin tonë!. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat