Biografia e Marigona Gecit, vajzës së Gani Gecit që kandidon për deputete

Aktuale

Biografia e Marigona Gecit, vajzës së Gani Gecit që kandidon për deputete

Nga: D.RR Më: 6 shtator 2019 Në ora: 10:30
Gani Geci, Vjosa Osmani dhe Marigona Geci-Lala

Ish deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, Gani Geci, ka shkruar në Facebook-un e tij për biografinë e vajzës së tij, Marigonës, e cila do të garojë për deputete në zgjedhjet e 6 tetorit, shkruan “Bota sot”.

Marigona Geci-Lala ka një bagazh të madh shkollimi, ku ka të përfunduara të gjitha provimet e doktoratës dhe është në pritje të mbrojtjes së disertacionit të doktoratures.

Gjithashtu, ajo është ligjëruese e rregullt në Universitetin e Prizrenit ”Ukshin Hoti” dhe Shefe e programit për Master dhe poshto punon me honorar në Universitetin e Prishtinës.

Postimi i Gecit:

LDK e PARA.
Miqē te nderuar kjo është vajza ime pa foto.
Marigona Geci-Lala, kandidate për deputete në Kuvendin e Republikës se Kosovës.

Në Fakultetin Ekonomik u diplomua në gradën Bachelor me notë mesatare 9.77 në Universitetin e Prishtinës duke vazhduar më pas me studimet Master dhe duke arritur notën mesatare 9.50.

Njëkohësisht ka studiuar dhe diplomuar ne Gjuhën dhe Letërsinë Angleze në fakultetin e Filologjisë
Gjithashtu ka mbarua vitin e parë në degën e Gjuhës dhe Letërsisë Gjermane pranë Universitetit të Prishtinës.

Në vitin 2016/2017 ka fituar bursë për studimet e doktoratës në kuadër të programit TEMPUS, i cili program është në bashkëpunim me Bashkimin Evropian i teri ne gjuhen Angleze dhe tani ka të përfunduara të gjitha provimet e doktoratës dhe është në pritje të mbrojtjës së disertacionit DOKTORATURES . Është njohëse e dy gjuhëve ndërkombëtare gjuhës angleze dhe gjuhës gjermane.

Ajo është ligjëruese e rregullt në Universitetin e Prizrenit ”Ukshin Hoti” dhe Shefe e programit për Master dhe poashtu punon me honorar në Universitetin e Prishtinës.

Ështe e martuar në Viti, me Milot Lalën (Kryetar i Forumit Rinor të LDK-së). Është banore e përhershme në komunën e Vitisë dhe ështe NANË e një vajze.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat