Veseli: 7 Shtatori i dha një kthesë të re historike përpjekjeve për liri e pavarësi

Aktuale

Veseli: 7 Shtatori i dha një kthesë të re historike përpjekjeve për liri e pavarësi

Më: 7 shtator 2019 Në ora: 12:02
Kadri Veseli

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, tha se shpallja e Kushtetutës së Kosovës në Kaçanik para 29 vjetësh ishte moment historik për popullin tonë.

“Pas deklaratës së 2 korrikut, 7 shtatori i vitit 1990 i dha një kthesë të re historike përpjekjeve gjithëpopullore për liri e pavarësi. Përkundër persekutimeve të vazhdueshme, guximi dhe organizimi ynë për t’i dhënë fund ish-Jugosllavisë sa vinte e bëhej më i madh”, shkroi Veseli.

Ai tha se këto përpjekje kulmuan me krijimin e rezistencës së armatosur, me luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe shpalljen e shtetit tonë të pavarur e sovran, që sot e gëzojmë të lirë.

“Sakrifica e shumë gjeneratave, të cilave u jemi përjetësisht mirënjohës, ka bërë që ne ta fitojmë lirinë dhe pavarësinë. Të kaluarën e lavdishme e kemi të përbashkët dhe bashkë duhet ta ndërtojmë edhe të ardhmen, për çdo qytetar, për shtetin tonë”, tha Veseli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat