Djali i Tomë Gashit i bashkohet VV-së, “dyfishohet” Albini

Aktuale

Djali i Tomë Gashit i bashkohet VV-së, “dyfishohet” Albini

Nga: A.ZH Më: 7 shtator 2019 Në ora: 20:45
Albin Kurti dhe Albin Gashi

Djali i avokatit Tomë Gashi, i është bashkuar sot Lëvizjes Vetëvendosje.

Lajmin për aderimin e Albin Gashit në VV, e ka konfirmuar vet kryetari i kësaj të fundit Albin Kurti, përcjell Bota sot.

Kurti në një postim në Facebook, ka prezantuar biografinë e Gashit, derisa ka thënë se është dyfishuar si "Albin".

Gashi është edhe në listë të Vetëvendosjes si kandidat për deputet të Kuvendit të Kosovës.

Postimi i Kurtit:

Në qershor 2017 u dyfishuam si VETËVENDOSJE!, kurse në shtator 2019 u dyfishova si Albin.

Albin Gashi na u bashkua në Lëvizje dhe është në listë të VETËVENDOSJE!-s si kandidat për deputet të Republikës.

I lindur në vitin 1989 në Prishtinë, Albini vijoj mësimet e shkollës fillore dhe të mesme në vendlindje, u shqua si basketbollist i talentuar, me ç’rast, në vitin 2008, me bursë meritore vazhdoi vitin e fundit të shkollës së mesme në Dallas, Texas.

Filloi studimet në San Diego, California, dhe i përfundoi ato në Fordham University në New York, NY, si i diplomuar për Studime Ndërkombëtare.

Gjatë studimeve, themeloi kompaninë Powow Entertainment që theu rekordet e aktivitetit kulturor të mbajtur në Kosovë, ku mbi 25 mijë persona ishin në stadiumin e Prishtinës. Shpresa e potencialit për zhvillimin e Kosovës e ktheu Albinin në Kosovë në vitin 2014, ku e themeloi kompaninë Omelink për Business Processing Outsourcing, në të cilën ndër vite punësoi mbi 300 persona.

Njihem moti me Albinin. Do të punojmë gjatë bashkë. Do të korrim shumë fitore. E para në radhë është me 6 tetor.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat