Maloku: Qytetari t'i zgjedh 5 deputetët e vetë, ja si duhet të ndodhë kjo

Aktuale

Maloku: Qytetari t'i zgjedh 5 deputetët e vetë, ja si duhet të ndodhë kjo

Më: 9 shtator 2019 Në ora: 21:20
Foto ilustrim

Përderisa jemi në prag të fushatës zgjedhore dhe vendi po përgatitet t'i mbaj zgjedhjet e parakohshme me 6 tetor, pothuaja të gjitha subjektet politike në vend kanë bërë publike listat me kandidatët e tyre të cilët do të garojnë në këto zgjedhje.

Por ajo çka kemi parë deri tani, është se këto lista nuk dallojnë shumë, ku pjesa më e madhe e partive dhe koalicioneve garojnë me figura të vjetra, por nuk përjashtohen edhe të rijtë të cilët në të shumtën e rasteve janë sa për 'sy e faqe' pa pasur ndonjë mundësi të madhe për fitore.

Prandaj, ky është vetëm një tregues se cila është alternativa më e mirë për qytetarët, të cilët më shumë se gjithçka tjetër kanë nevojë për siguri, mirëqenie, punë, barazi, shëndetësi të shendoshë, meritokraci, paga të dinjiteteshme, arsim cilësor, etj.

E lidhur me këto lista dhe alternativën që kanë qytetarët në zgjedhjet e 6 tetorit, ka folur për Syri.net Kosova, politologu, Albinot Maloku.

Ai ka vlerësuar se qytetarët i kanë alternativat e ofruara dhe ajo çka ngelet sipas tij është që të kenë mbamendje për punën e gjithsecilit subjekt politik dhe politikan.

"Rekomandimi që subjektet politike të shkojnë të ndara në këtë proces të parakohshëm zgjedhor u realizua, ku synimi ka qenë që të kemi një matje reale të forcave politike në vend", tha Maloku.

Sipas Malokut, listat e ofruara nga subjektet politike janë të bollshme dhe se nga ajo e ofruara besoj se mund të nxirret më e mira. 

Por ai ka theksuar se ka edhe çalime, ku për shembull të keq mund t'i marrim ata kandidatë që i ofrohen qytetarit për t'i votuar edhe pse kanë kandiduar disa herë duke dal rregullisht humbës. 

"Këto kandidatura kanë qenë e janë të padobishme edhe për subjektin politik", është shprehur ai, duke shtuar se edhe kandidatët që kanë qenë edhe deputet e që nuk i kanë ofruar asgjë as qytetarit, as shtetit e në fund as partisë, janë padyshim jo ndonjë alternativë për tu përgëzuar. 

"Jam i besimit se nga të gjitha subjektet politike, qytetari mund t'i zgjedh pesë deputetët e vetë, që edhe janë të paprovuar, edhe që nuk kanë kandiduar asnjëherë", ka nënvizuar Maloku.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat