Profesori ndërkombëtar, Enver Bytyçi përmes një postimi në Facebook ka thënë se shkarkimi i John Boltonit, këshilltar për siguri, është një lajm i madh për Kosovën dhe shqiptarët.
“Lajm i madh për Kosovën dhe shqiptarët! Jon Bolton nuk është më këshilltar për Sigurinë Kombëtare i presidentit Trump!”, ka shkruar ai në Facebook.
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka shkarkuar John Boltonin nga pozita e këshilltarit për siguri, duke thënë se s’është pajtuar me shumë prej sugjerimeve të tij.
“E kam njoftuar John Boltonin mbrëmë se shërbimet e tij më s’janë të nevojshme në Shtëpinë e Bardhë. S’jam pajtuar me shumë prej sugjerimeve të tij”, ka shkruar Trump në Tëitter duke shtuar se një këshilltar për sigurinë kombëtare do të caktohet javën e ardhshme.