Hashim Thaçi takohet me kryeministrin e Japonisë - Bota Sot
Hashim Thaçi takohet me kryeministrin e Japonisë

Aktuale

Hashim Thaçi takohet me kryeministrin e Japonisë

Nga: V.R Më: 13 shtator 2019 Në ora: 18:35
Hashim Thaçi me kryeministrinë e Japonisë Shinzo Abe

Presidenti vendit, Hashim Thaçi, nëpërmjet një postimi, ka bërë të ditur se ka zhvilluar takim me kryeministrin e Japonisë, Shinzo Abe, me të cilin kanë biseduar për ndërmarrjen e hapave konkretë për të rritur lidhjet ndërmjet shtetit të Kosovës dhe atij Japonezë.

Thaçi ka deklaruar se është zotuar që do të krijohet një park biznesi për bizneset japoneze.

Postimi plotë i tij:

Me kryeministrin e Japonisë, Shinzo Abe, kemi biseduar për ndërmarrjen e hapave konkretë për të rritur lidhjet ndërmjet dy shtete tona. E falënderova kryeministrin Abe për mbështetjen që Japonia i ka dhënë Kosovës, sidomos në fazën e shtetndërtimit, të forcimit të institucioneve, në fushën e mediave, shëndetësisë, arsimit, kulturës dhe ambientit. Është një lajm jashtëzakonisht i mirë që Japonia po rrit praninë e vet në rajonin e Ballkanit Perëndimor, derisa iniciativa e kryeministrit Abe për bashkëpunimin e shteteve të Ballkanit Perëndimor është shumë inkurajuese. Tanimë në Kosovë kemi investitorë japonezë dhe kërkuam që edhe më shumë prej tyre të vijnë në shtetin tonë. Ne u zotuam se do të krijojmë një park biznesi për bizneset japoneze.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...