Berisha tregon se çka i tha Kadri Veseli para se të aderonte në PDK - Bota Sot
Berisha tregon se çka i tha Kadri Veseli para se të aderonte në PDK

Aktuale

Berisha tregon se çka i tha Kadri Veseli para se të aderonte në PDK

Më: 16 shtator 2019 Në ora: 00:08
Hisen Berisha dhe Kadri Veseli

Ish-komandanti i FARK-ut që iu bashkua PDK-së ditë më parë, Hisen Berisha, ka thënë se kalimi i tij në këtë parti e një mesazh.

“Ka mesazh që lidhet me luftën. Kam pasë mundësinë që të vazhdoj bashkëpunimin me Sali Çekun – trurin e organizimit ushtarak. Kam marrë shumë nga urtësia e tij në gjykim, kam marrë shumë nga dhuntia e tij për përafrim dhe pajtim të njerëzve kur është në pyetje një mision më i madh”.

“Gjithmonë kam provuar të jem njeri që vepron në suaza të ligjit dhe e respekton Kushtetutën. E kam respektuar edhe në vija të luftës atë Kushtetutë që e kemi pasë. Edhe sot, edhe veprimi im që e kam bërë e ka qëllimin e unifikimit, përafrimit dhe unitetit”.

Berisha në Analiza Zgjedhore të Klan Kosovës ka thënë se ai është ‘rugovist’ i madh, madje më shumë se presidenti i ndjerë Ibrahim Rugova.

“E ka qëllimin me ju tregu shqiptarëve se edhe në këtë parti ka shqiptarë, ka djem dhe burra që e duan Kosovën, ka njerëz me background profesional dhe me kualifikime shkencore që dinë ta duan Kosovën dhe ka djem që dinë me pranu edhe një Hisen Berishë që unë kam thënë shumë herë se jam më rugovist se Ibrahim Rugova – edhe pse ai e ka bërë rugovizmin – dhe mbetem i tillë”.

Por, a ka vend për një rugovist brenda PDK-së?

“Kadri Veseli ma ka thënë ‘mu më vyn kështu si je, me këto vlera të rugovizmit dhe me këto qëndrime që ke’. PDK-ja është PDK ashtu si është, prandaj edhe fiton zgjedhjet në vazhdimësi”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...