Albin Kurti tregon se a do t’i respektoj simbolet shtetërore nëse bëhet kryeministër - Bota Sot
Albin Kurti tregon se a do t’i respektoj simbolet shtetërore nëse bëhet kryeministër

Aktuale

Albin Kurti tregon se a do t’i respektoj simbolet shtetërore nëse bëhet kryeministër

Më: 16 shtator 2019 Në ora: 21:09
Albin Kurti

Kurti ndër të tjera në këtë emision ka folur edhe për çështjen e flamurit, simboleve dhe himnit të Republikës së Kosovës.

Kurti ka thënë se si kryeministër natyrisht se do e respektojë këto simbole shtetërore.

“Ta keni parasysh se himni e ka emrin Europa dhe nuk ka tekst. Kjo është e çuditshme. Natyrisht që jam për që të i shtohet tekst këtij himni por kjo duhet të bëhet në parim me kushtetutën tonë”, ka thënë Kurti.

“Si kryeministër natyrisht se do t’i respektoj. Por duhet të mbani mend se jam lider i Vetëvendosjes dhe i përfaqësoj edhe ato vlera që për ne janë të mëdha. Himni nuk është i Shqipërisë por i gjithë shqiptarëve. Si shqiptarë kemi të përbashkëta të mëdha që nga historia, flamuri etj… flamuri i Kosovës nuk është as histori as një vlerë tjetër veçse gjeografike. E dimë se ka qenë gabim por tani skemi arsye tjetër pos ta pranojmë”/

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...