SHBA-të: Transformimi i misionit të FSK-së, brenda 10 vitesh, Kurti: Do ta bëjë brenda 4 vitesh - Bota Sot
SHBA-të: Transformimi i misionit të FSK-së, brenda 10 vitesh, Kurti: Do ta bëjë brenda 4 vitesh

Aktuale

SHBA-të: Transformimi i misionit të FSK-së, brenda 10 vitesh, Kurti: Do ta bëjë brenda 4 vitesh

Më: 18 shtator 2019 Në ora: 18:32
Albin Kurti

(E plotësuar) - Kandidati për kryeministër i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti tha se me qeverinë e re duan të hapin një faqe të re për vendin. Hapat e para tha se do t’i dedikohen zvogëlimit të shpenzimeve dhe posteve ministrore. Kurti mes tjerash tha se qeveria Kurti nuk do të lejojë zhvatjen e parasë publike dhe nëpërkëmbjen e shpresës, kërkesës dhe punës së qytetarëve.

Ai gjatë shpalosjes së programit qeverisës, tha se pa vonesë do të fillohet edhe dialogu me pakicat në Kosovë. Kurti ka folur edhe për vendimet e para që do të marrin si qeveri e re.

Kurti: Krijimi i Fondit Sovran dhe Banka Zhvillimore Video “Fondi Sovran i Kosovës dhe Banka Zhvillimore, Qeveria jonë të zbatojë planin zhvillimor të mbështetur nga krijimi i Fondit Sovran dhe Bankës Zhvillimore. Fondi Sovran do t’i marrë nën pronësi asetet strategjike të Kosovës dhe do ta ketë përgjegjësinë për investimet në rritjen e vlerës për Trepçën, KEK-un dhe Telekom-in. Ndërsa, Banka Zhvillimore do të jetë komponenti kreditues, i cili do të financohet nga paraja publike dhe shitja e letrave të borxhit, dhe që do të investojë në degë të caktuara të industrisë që të krijojnë vende pune, e zbusin bilancin tregtar, duke u përqendruar në rritjen e eksporteve dhe zëvendësimin e importeve”, tha Kurti.

Mes tjerash, kryetari i LVV-së tha se prodhuesit vendorë do të mbështeten në rritjen e cilësisë. Mbështetje premtoi edhe për mërgatën, duke u ofruar mundësi për investim dhe hapje të shkollave në gjuhën shqipe, për çka tha se është prioritet i partisë të cilën udhëheq. Kurti është zotuar se në Qeverinë Kurti do të hartohet edhe ligji i ri i punës.

Kurti: Do të hartojmë Ligjin e ri të Punës

Video “ Jo më shumë se 40 orë punë në javë, për këtë do të sigurohemi duke hartuar një ligj të ri të punës. Ligji i ri do të përfshijë edhe pushimin e lehonisë, e atë prindëror. Ne gjithashtu zotohemi se do ta pesëfishojmë numrin e inspektorëve të punës, për të parandaluar rreziqet dhe lëndimet në punë, ndërsa duke themeluar Gjykatën e Punës, sigurohemi për trajtim me prioritet të kontesteve punëdhënës-punëmarrës”, tha mes tjerash Kurti.

Për zyrtarët që humbin jetën gjatë detyrës, ai tha se familja do të kompensohet deri në moshën e pensionimit.

Krahas kësaj, ai tha se do të bëjnë mandatimin e plotë të Forcave të Sigurisë së Kosovës për katër vjet. Derisa për policët e Kosovës ka premtuar miratimin e Ligjit për pensionimin e parakohshëm.

Kurti: Funksionalizimi i plot i Forcave të Sigurisë së Kosovës për katër vjet

Video “Funksionalizimi i plot sipas mandatit qeverisës që ka Forca e Sigurisë së Kosovës, do ta realizojmë shumë më shpejt. Pra, për katër vjet e jo për dhjetë vjet. Këtë plan e bazojmë në burimet njerëzore të jashtëzakonshme të forcës e të ministrisë, që presim të drejtohen me ndershmëri dhe kompetencë dhe tek buxhetimi  i 100 milionë eurove prej vitit të parë, e për çdo vit, deri në fund të mandatit”, deklaroi ai.

Kurse Albulena Haxhiu ka përsëritur se shteti i së drejtës, shteti zhvillimor dhe ai social do të jetë prioritet në qeverisjen e tyre

***

Kandidati për kryeministër i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti tha se me qeverinë e re duan të hapin një faqe të re për vendin.

“Mbështetja e prindërve të rinj është kushti i parë. Këto standarde i plotësojnë mijëra profesionistë. Që të zbatohen prioritetet tona, duam ta angazhojmë qeverinë, sigurinë e mbrojtjen, administratat publike dhe llogaridhënien ndaj qytetarëve. Ne nuk lejojmë zhvatjen e parasë publike dhe nëpërkëmbjen e shpresës”, tha ai.

Gjatë shpalosjes së programit, Kurti tha se pa vonesë do të fillojnë dialogun me pakicat në Kosovë, qe të garantohet puna bashkërisht.

“Erdhi dita që së bashku të nisim ndryshimet. Fondi sovran i Kosovës dhe Banka Zhvillimore janë vendimet e para. Banka zhvillimore do të jetë komponenti kreditues. Fondi Sovran do të marrë asetet e shtetit. Prodhuesit vendorë do të mbështeten në rritjen e cilësisë. Mbështetja e mërgatës, investimi i mërgatës. Për bashkatdhetarët tonë do të garantojmë votimin nga konsultat. Arritja e marrëveshjes për hapjen e shkollave shqipe është prioriteti i yni. Do të nisim dhe do të përmbushim marrëveshjen bilaterale”, tha mes tjerash ai.

Kurti ka zotuar se në Qeverinë Kurti do të bëhet edhe ligji i ri i punës, i cili parasheh 20 orë punë gjatë javës, dhe kontrata për të gjithë punëtorët. Mes tjerash ai tha se për 4 vjet do të funksionalizojnë mandatin e plotë të Forcave të Sigurisë së Kosovës.

“Do ta iniciojmë inicimin e shërbimit të obligueshëm për djemtë dhe me zgjedhje për femra. Do te mundësojmë banim për 4-mijë familje, vetëm gjatë mandatin të parë”, tha ai. Për zyrtarët që humbin jetën gjatë detyrës, ai tha se do t’u kompensojnë familjarëve deri në moshën e pensionimit. Deri sa tha se do të ideojnë Teatrin e Ri Kombëtarë. Kurse Albulena Haxhiu ka përsëritur se shteti i së drejtës në qeverisjen e tyre do të jetë prioritet.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...