Analisti politik: Kaq “ymër” do të ketë Qeveria e re e Kosovës

Aktuale

Analisti politik: Kaq “ymër” do të ketë Qeveria e re e Kosovës

Nga: A.ZH Më: 21 shtator 2019 Në ora: 16:00
Vigan Qorrolli

Profesori i së Drejtës Ndërkombëtare dhe analisti politik Vigan Qorrolli, ka thënë se Qeveria e cila do të prodhohet nga zgjedhjet e 6 tetorit, do të ketë jetë deri në ditën e ratifikimit të marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Ai ka thënë se Kosova duhet të ketë një qeveri pro dialogut, e cila do të pezullojë taksën ndaj Serbisë dhe të formojë një ekip të fuqishëm për marrëveshjen me Serbinë, përcjell Bota sot.

Gjithçka tjetër çka flitet në këtë fushatë, sipas tij, është demagogji dhe josinqeritet me qytetarin.

Postimi i Qorrollit:

Çfarëdo lloj qeverie që do prodhojnë zgjedhjet e 6 tetorit — ajo do ketë ymër deri në ditën e ratifikimit të marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Ndryshimet duhet të ndodhin më 6 tetor por, qeveria e ardhshme e Kosovës duhet të jetë një qeveri pro dialogut, e gatshme të pezullojë tarifat të cilat janë pengesë për rifillimin e procesit të dialogut, duhet të jetë e gatshme të formojë një ekip negociator të fuqishëm si dhe të jetë e gatshme në numra për të arritur një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

Gjithçka tjetër çka flitet në këtë fushatë është demagogji dhe josinqeritet me qytetarin. Prandaj mos besoni, as mos pritni shumë për retorikën politike të fuqizimit të shtetit ose të luftës kundër krimit dhe korrupsionit.

Këto gjëra të shtetndërtimit do të bëhen më vonë — në një fazë tjetër post-tranzicionale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat