Edhe një ish-ushtar i UÇK-së udhëton sot për në Hagë

Aktuale

Edhe një ish-ushtar i UÇK-së udhëton sot për në Hagë

Më: 24 shtator 2019 Në ora: 11:43
Foto ilustrim

Ish-ushtari i UÇK-së, tani kandidat për deputet nga AAK-ja, Lulzim Kabashi, do të udhëtojë gjatë ditës së sotme për në Hagë, pasi është ftuar nga prokurorët e Gjykatës Speciale.

Gjatë ditës së djeshme, Kabashi ka thënë se në Hagë është ftuar në cilësinë e dëshmitarit, ndërsa intervista do të bëhet ditën e mërkurë.

“Kam me udhëtua nesër në mëngjes për në Hagë, intervistimin ma kanë shty një ditë prapa, për 25 shtator”, i ka thënë Kabashi.

I pyetur nëse ka angazhuar avokat, ai tha se meqenëse është në cilësinë e dëshmitarit nuk e ka parë të arsyeshme.

“Jam i ftuar në cilësinë e dëshmitarit, nuk e kam parë të arsyeshme të marrë avokat, përderisa jam i ftuar si dëshmitar”, tha Kabashi.

Kujtojmë se vetëm brenda kësaj jave Gjykata Speciale ka ftuar pesë persona, ndërsa njëri prej tyre ka refuzuar t’i përgjigjet kësaj ftese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat