PDK përballë një sfide, po shfrytëzon çdo mundësi imponimi për votuesit

Aktuale

PDK përballë një sfide, po shfrytëzon çdo mundësi imponimi për votuesit

Nga: M.H Më: 25 shtator 2019 Në ora: 14:02
Foto ilustrim

Banorët e Lagjes së Boshnjakëve, në zgjedhjet e 6 tetorit, do t’i drejtohen një objekti të ri për të votuar. Kjo do të ndodhë pasi Zyra Administrative, në objektin e së cilës kanë votuar deri më tani, është zhvendosur në objektin e komunës së Mitrovicës së Veriut.

Objekti i ri, i cili ndodhet pak metra larg ish objektit të Zyrës Administrative, është pronë e zyrtarit komunal nga PDK-ja, Bashkim Cimili. Një gjë e tillë është duke u kundërshtuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje.

Lidhur me këtë temë analisti politik, Rexhep Shahu, në një prononcim për “Bota sot”, tha që ky gjest që ka bërë Partia Demokratike e Kosovës është një lloj imponimi dhe një gjest i ulët, sipas Shahut, PDK, po shfrytëzon çdo lloj mundësie për tu imponuar.

Image
Rexhep Shahu

“Një sfidë, më duket si një sfidë e PDK, që imponon votuesit të votojnë në një objekt pronë e një zyrtari të PDK. Për lajm për fushatë zgjedhjesh zë vend, por nuk do të thotë që votuesit e vendosur të imponohen të ndryshojnë qëndrim e të tradhtojnë LDK e VV për PDK. Ky veprim tregon një vogëlsi të PDK që të shfrytëzojë çdo mundësi për tu imponuar. Gjeste të vogla të vegjlish”, përfundu Shahu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat