Fillojnë padit për shpifje ndërmjet kandidatëve për deputet, Arbëri i VV-së padit Ilirin e AAK-së

Aktuale

Fillojnë padit për shpifje ndërmjet kandidatëve për deputet, Arbëri i VV-së padit Ilirin e AAK-së

Nga: A.M. Më: 27 shtator 2019 Në ora: 15:47
Arber Rexhaj

Kandidati për deputet nga LVV, Arbër Rexhaj ka paditur për shpifje Ilir Baldedajn, kandidat për deputet nga koalicioni 100%.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se “angazhimi i sinqertë dhe i pandalur në interesin publik nganjëhere të përballë edhe shpifje denigruese, por tash më nuk po më lë përshtypje asgjë”.

Postimi i plotë:

Sot, dorëzova Padi për shpifje ndaj shpifësit Ilir Baldedaj, i cili është i baltosur deri në fyt dhe një pjesë të baltës së tij dëshiron t'ia gjuaj kundërshtarëve politik.

Angazhimi i sinqertë dhe i pandalur në interesin publik nganjëhere të përballë edhe shpifje denigruese, por tash më nuk po më lë përshtypje asgjë, sepse jam mësuar. Por asgjë nuk më ndalë të jem krah i interesave të qytetarëve dhe në rrugën e pastër të VETËVENDSOJE!-s.

Policia dhe Prokuroria e Kosovës konfirmoi shpifjet e këtij recidivisti të papërmirësuar dhe për këtë gjykata duhet të marrë vendim meritor!  

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat