Abdullahu: Në këto zgjedhje s’ka përqendrim të partive për të shpërbë bastione

Aktuale

Abdullahu: Në këto zgjedhje s’ka përqendrim të partive për të shpërbë bastione

Më: 29 shtator 2019 Në ora: 07:33
Faton Abdullahu

Analisti Faton Abdullahu ka thënë se janë të natyrshme bastionet e partive politike, por ka vlerësuar që në Kosovë krahasuar me ato në botë, i dallojnë disa karakteristika tjera.

”Ka bastione edhe në vende më të zhvilluara por tek ne janë disa karakteristika të tjera. Më lë përshtypje fakti që duke pasur parasysh të kaluarën tonë, ne si gjithmonë si shoqëri jemi bashkuar kundër armikut duke kualifikuar ”ata” dhe ”ne”.

”Logjika ka vazhduar me ”ne” e ”ata”, por armiku nuk është më por janë oponentët opozitarë”.

Në Analizën Zgjedhore, ai pohoi që në Kosovë bastionet janë të natyrës ku nuk përbëjnë efekt elektorati i partive të tjera.

”Është e papranueshme për demokracinë kur bastionet janë të asaj natyre ku nuk mund të hyjë partia tjetër e që kemi të bëjmë me nepotizmin brenda. Atëherë partitë tjera e kanë vështirë të depërtojnë në këto rrethe, dhe kjo nuk është e mirë për demokracinë”.

Abdullahu thekson që sa më shumë bastione të ketë, ndikon negativisht në emancipimin e votuesve.

”Sa më shumë bastione aq më pak votues të emancipuar demokratikisht”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat