Adelina Ismaili provokon mitrovicasit: Lum ju që e keni Vjosa Osmanin, por ja u kemi marrë

Aktuale

Adelina Ismaili provokon mitrovicasit: Lum ju që e keni Vjosa Osmanin, por ja u kemi marrë

Më: 29 shtator 2019 Në ora: 19:08
Adelina Ismaili

Kënëgëtarja e njohur, që njihet si diva shqiptare, Adelina Ismaili, sot ka performuar në tubimin që kandidatja për kryeministre nga LDK-ja Vjosa Osmani e ka mbajtur në Mitrovicë.

Dhe, kur Adelina Ismaili këndon në një tubim të LDK-së, nuk ka se si të mos e këndojë këngën e saj ikonike “Ushtrinë time do ta bëj me Ibrahim Rugovën”.

Prej kur ishte gjallë presidenti Ibrahim Rugova, Adelina Ismaili, e kishte shprehur publikisht mbështetjen e saj për LDK-në.

Së fundmi, ajo ka treguar sërish publikisht se e mbështetë Vjosa Osmanin, kandidaten e LDK-së për kryeministre.

Ismaili, në fund të performancës së saj në Mitrovicë, ka treguar pse e përkrahë Vjosa Osmanin.

“Pse Vjosa? Janë shumë arsye pse Vjosa. E para – unë jam kthyer nga Zvicra dhe fëmiu im sot jeton në Kosovë sepse Vjosa. E dyta – ndoshta, pse është e Mitrovicës. E treta – është e bukur. E katërta, ndoshta edhe më e rëndësishmja për mua – në jetën time ka qenë dhe mbetet politikanja që kurrë nuk më ka rrejtë dhe zhgënjyer edhe pse kurrë nuk jemi takuar”.

“Falemnderit që je. Mitrovicë, lum ju që e keni – por, ja u kemi marrë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat