Po vjen “Uragani” i pamposhtur, Albin Kurti

Aktuale

Po vjen “Uragani” i pamposhtur, Albin Kurti

Nga: N.Sh Më: 30 shtator 2019 Në ora: 12:30
Albin Kurti

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti po vjen si uragan i pamposhtur, thotë profesor dr. Binak Maxharraj.

Maxharraj përmes një shkrimi të gjatë në Facebook, shkruan për akuzat që po i bëjnë Albin Kurtit  nga PDK-ja dhe Pronto Mafia e SHIK-ut, siç thotë ai.

Kurti nga PDK-ja po akuzohet se nuk është proamerikan, ndërsa Maxharraj thekson se, Kurti më proamerikan andaj ecën vetëm në fushatë.

“Albini ecën vetëm është digë dhe ortek i fortë për PDK. Pronto mafinë dhe SHIK-un. Ua ka mbledhë bëtë është betuar së do ti mundë. Dhe vazhdon Albini të ecën vetëm nëpër fushatë gjithandej Kosovës. Gjithkah shkon e nderojnë i përkulën. Atë nuk mund ta ndal as LDK. Albini vazhdon të ecë i vetëm ka mbrrijtë ne gjysmën e rrugës. Albinin nuk mund ta ndal as kushë, bile as Cubat e Kosovës. As kupola e krimit të organizuar, betohet qe do ta mundë”, shkruan profesori, transmeton gazeta “Bota sot”.

Sipas tij, Kurti është në rrugë të mirë që të dal fitues, pasi edhe është i pa korruptuar në krahasim me të tjerët.

Maxharraj thekson se, Kurti është i pathyeshëm andaj si kryeministër do të luftoj për shtet dhe jo për pushtet.

Postimi i plotë:

ALBINI ECËN VETEM, ËSHTË URAGAN I PAMPOSHTUR.

-Albin Kurti akuzohet nga PDK-ja, Pronto mafia dhe SHIK se nuk është proamerikan?!

-Por Albin Kurti është më proamerikan së sa Kadri Veseli, Hashim Thaçi dhe Ramush Harajdinaj, sepse kurr nuk tentoi te ia futë thikën pas shpinës Amerikës siç vepruan këta?! ose

-Albin Kurti është edhe shumë më proamerikan së sa çetnikët e Serbisë Aleksansër Vuçiq dhe Ivica Daçiq me te cilët Amerika po bashkëpunon mrekullueshëm.

Albini ecën vetem në fushatë. Nuk e ndal as era e as stuhia. Nuk e ndalë asnjë zerzele qe i del përpara. Albini ecën vetem është digë dhe ortek i fortë për PDK. Pronto mafin dhe SHIK-un.Ua ka mbledhë bête është bëtuar së do ti mundë.

Dhe vazhdon Albini të ecën vetem nëpër fushatë gjithandej Kosovës. Gjithëkah shkonë e ndërojnë i përkulën. Ate nuk mund ta ndal as LDK. Albini vazhdon të ecë i vetem ka mbrrijtë ne gjysemën e rrugës. Albinin nuk mund ta ndal as kushë,bile as Cubat e Kosovës. As kupola e krimit të organizuar, betohet qe do ta mundë.

Megjithate Albini po vazhdon ecjën e tij i vetem deri ne fitorën përfundimtare. Dhe do ta arrijë?!

Albini ecën vetem, hu vetem por me shumë shok te idealit dhe të dijës, por ai e ka pas fuqin me te madhe, fuqin e popullit i cili e do dhe e respekton. Kjo fuçi e popullit i beson Albinit sepse vetem ky është i zoti të bëjë ndyshime te mëdha duke e largu te keqën nga ky vend.

Fuqia e Albinit është e madhe, është vullkan hala i pa shpërthyer, por kur te shpërthen i fshinë te gjitha, e pastron terenin qe e flliqen te tjeret hajnat, te padijshmit, të korruptuarit.

Pra, ky është Albin Kurti që do te ju nxjerrë nga ferri në te cilin ka rënë Kosova nga Pronto mafia dhe kupola e krimit të organizuar.

Albin Kurti ështi tmerri dhe ferri për kundërshtarët e tij,ai nuk u frigësohet fare por vazhdon si uragan të ecë përpara deri në fitore.

Po bëhët një fushatë e turpshme, dinigruese e horrave dhe cubave të pushtetit, e horrave të korruptuar dhe te dalur jashtë përdorimit në drejtim të shpërfilljës së autoritetit te Albin Kurtit dhe LVV. Këtë e kanë ba edhe më parë, edhe në zgjdhjet e parafundit, por Albin Kurti dhe LVV triumfoi mori më së shumëti vota nga te gjitha partit tjera. Është në rrugë të mirë që edhe kësaj radhe LVV me Albin Kurtin të delë e para në zgjedhje, sepse Albin Kurti është njeri i pakorruptuar në krahasim me të tjerët, qendrimet e tij janë ta qarta, është i pathyeshëm dhe së si kryeministër do te luftoi për shtet e jo për pushtet. Din dhe mujndët ti dalë zot vendit para baticave dhe zbaticave qe do ti dalin përpara Është i betuëm para zgjedhësve se do ta shkaterroi kastën mafioze, kupolën e krimit. Nuk lëshon pe për asnjë katramë kur është në pyetje shteti dhe sovraniteti teritorial i vendit.

Horrat, cubat e shtetit dhe të pushtetit janë të frigesuar nga Albin Kurti, atij po i frigësohën edhe në andërr po u diftohët. Mu për këtë shkak gjuajn shigjeta helmuse kundër tij, por te pa dobishme sepse Albin Kurti është i futur thellë ne zemrën e popullit te cilin e shohin si shpëtimtarin për ndryshime te medha qe i duhën vendit për te nxjerr nga llumi qae e futën horrat e pushtetit qe disa vite më radhë.

Horrat e shtetit dhe pushtetit po shpifin aq ulët, sepse të ulët e kanë edhe intelektin e tyre,se gjoja Albin Kurti nuk është pro Amerikan, se Amerika nuk e donë për Kryeministër, sepse siç thonë vjenë e na prishë më Amerikën, etj. Këto janë rrena dhe floskula politika te horrave të pushtetit dhe te partive tjera politike,por edhe posaqerisht të Kadri Veselit qe nuk u bësan askush, bile as qobanet e dhënëve.

Amrika nuk përzihet në fushatë, e as qe e thotë se e donë ose nuk e donë këtë ose ate për kryeministër. Kjo është çështje e votuesve, çështje e popullit të Kosovës. Amerika do te bashkëpunoj shkelqyeshëm më cilin do kandidat për kryeministër te cilin e voton populli. Amerika e donë ate kandidat qe e voton populli, ate kandidat qe punon për shtet e jo për ta shkateruar shtetin duke e vjedhur dhe plaqëkitë.

Albin Kurti, e themë më plotë fjalën së është më proamerikan se sa Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe Ramush Harajdinaj dhe Fatmir Limaj. Albin Kurti kurr nuk ia futi thikën pas shpin Amerikës sikurse tentuan të veprojnë këta tre te përmendurit me veprimin e tyre me 21 dhjetor 2017.

Amerika është kundër atyre qe po e plaqkisin dhe vjedhin shtetit, është kundër te korruptuarve, e jo kundër Albin Kurtit të pakorruptuar. Vetem më Albin Kurtin për kryeministër mund te çmontohet shteti i kapur nga mafi dhe mafioza, nga klane që slan gjë pa bë për te mbetë në pushtet. Mu për këtë arsye këta horrat e shtetit dhe te pushtetit i ka kapë tmerri, i ka kapë friga nga humbja e pushtetit dhe se me Albin Kurtin për kryeminister do te jepin llogari para shtetit dhe popullit te cilën e prunë në këtë gjendje te mjerueshme.

Votojeni Albin Kurtin për kryeministër nese doni qe Kosova më në fundë te merr frymë lirshëshëm dhe lirshëm ta shijoni lirin qe deri tani ishte liri e cunguar. Votojeni Albin Kurtin sepse vetm ky është në gjendje ta çmontoj këtë shtet të cimentuar nga horrat cubat pushtetar të pa ndërshëm, hajna dhe rrenca. Më Albin Kurtin do të këtë me shumë vende të punës, me shumë investime, me shumë mirëqenje ekonomike,sociale dhe shendetesore. Më Albin Kurtin do te shekëputet zingjiri i ikjeve nga shteti.

Albin Kurtin e çmojnë lartë edhe figura të mëdh të kombit si Ismail Kadare dhe Dritero Agolli i cili thotë:

"Albin Kurti është një djalë i guximshëm dhe i përgatitur. E kam ndjekur dhe më ka lënë mbresa. Më pëlqen vizioni që shfaq dhe mënyra se si flet. Është i thjeshtë dhe unë jam i mendimit se politikanët duhet të jenë të thjeshtë, të gjithë njerëzit e mëdhenj që kanë lënë gjurmë kanë folur thjesht. Janë argumentet ato që triumfojnë Albin Kurtin. Dhe kam parë që në çdo debat dhe përballje nuk i mungojnë argumentet".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat