Haxhiu për Osmanin: Deputete e zakonshme, nuk ka bërë asgjë për të drejtat e grave në Kuvend

Aktuale

Haxhiu për Osmanin: Deputete e zakonshme, nuk ka bërë asgjë për të drejtat e grave në Kuvend

Më: 3 tetor 2019 Në ora: 22:42
Albulena Haxhiu

Edhe pse e konsideron LDK-në si partnere pas zgjedhjeve, Albulena Haxhiu e Vetëvendosjes thotë se kandidatja e LDK-së për kryeministre, Vjosa Osmani, është një deputete e zakonshme që s’ka lënë gjurmë deri tash në Kuvendin e Kosovës.

Në Rubikon të KTV-së, ajo ka thënë se Osmani po ashtu nuk ka bërë diçka si përfaqësuese e interesave të grave në Kuvend.

“S’mund të flas për një kandidate. Ajo është deputete e zakonshme e Kosovës. Nuk e di që ka bërë diçka që ka lënë gjurmë, shenjë. Po flasim tash që është grua. Kjo do të thotë të përfaqësosh interesat e grave. Çfarë ka bërë për këtë? Për dallim nga grupi i VV-së që ka shtyrë përpara tema të caktuara”, ka thënë ajo.

Për partnerët e mundshëm, nëse VV-ja fiton zgjedhjet, Haxhiu ka përsëritur qëndrimin e kandidatit të VV-së për kryeministër, Albin Kurti, se “e shohim LDK-në, me fusnotë”.

Ajo ka thënë se partner i shohin edhe minoritetet tjera jo serbe, teksa ka përjashtuar çdo mundësi për koalicion paszgjedhor me Listën Serbe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat