Shkumbin Demolli ndërron mendje serish: Largohet edhe nga Nisma, bëhet me Albinin - Bota Sot
Shkumbin Demolli ndërron mendje serish: Largohet edhe nga Nisma, bëhet me Albinin

Aktuale

Shkumbin Demolli ndërron mendje serish: Largohet edhe nga Nisma, bëhet me Albinin

Më: 4 tetor 2019 Në ora: 22:05
Demolli dhe Limaj

Pas dorëheqjes nga partia e Milaim Zekës, Demolli vendosi që kontributin e tij ta adresoj në Nismën Socialdemokrate. Por vetëm pas një muaji aktivitet në partinë e Fatmir Limajt, Demolli dha dorëheqje edhe nga një parti për t’iu bashkuar Vetëvendosjes. Këtë e ka konfirmuar vet Demolli nga llogaria e tij në Facebook.

Pas një muaji aktivitet në Nismën Socialdemokrate, Shkumbin Demolli ka vendosur që të jap dorëheqje edhe këtë herë. Kjo për shkak se sipas Demollit, Nisma e ka injoruar dhe i ka bërë padrejtësi.

Ai ka falënderuar të gjithë ata që e kanë përkrahur dhe premton se nuk do të tërhiqet nga politika. Kësaj radhe ai vendosi t’i bashkohet Vetëvendosjes.

Image

Postimi:

Dorëheqje

Të dashur miç,media,jemi dëshmitar se Kosova po shkatrrohet,Kosoves duhet të ja kthejm ndryshimin.

Jan bër 1 muaj që un jam pjes e nismes,i shprehi falinderimet e mia për tëgjith që më përkrahen.

Injorimin dhe padrejtësin nga selia qendrore nuk mund ta duroj më.

Me keqardhe po ju njoftoj se nga sot e tutje aktivitetet e mia përfundojn në Nisma.

Nga sot e tutje aktivitetet e mia vazhdojn në LVV.

Kosoves i erdh dita / me Albinin Kryeminister.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...