Mediat serbe: "Gara kush do jetë më i ashpër"- Presioni amerikan ndaj Serbisë po rritet, ndërsa në prapavijë garojnë dy zyrtarët

Aktuale

Mediat serbe: "Gara kush do jetë më i ashpër"- Presioni amerikan ndaj Serbisë po rritet, ndërsa në prapavijë garojnë dy zyrtarët

Nga: Fatmir Beka Më: 5 nëntor 2019 Në ora: 08:48
Ilustrim

Paralajmërimi i blerjes së armëve ruse dhe disa hapa të gabuara të BE-së ku është refuzuar data e fillimit të bisedimeve për Shqipërinë dhe Maqedoninë Veriore si dhe konflikti brenda administratës amerikane kanë ndezur alarmin në ShBA që për këtë shkak kanë rritur presionin ndaj vendit tonë, shkruan “Blic” përcjell “Bota Sot”.

Se amerikanët me vëmendje përcjellin sigurimin e sistemeve S-300 apo S-400 nga Rusia është vërtetuar nga i dërguari special i sekretarit amerikan për Ballkan Palmer që ka thënë se”ShBA janë të shqetësuara për praninë e armatimit dhe pajisjeve ruse në Serbi.

“ka një dozë shqetësimi për shkak të shtrirjes së pajisjeve ruse dhe sigurimit të sistemeve specifike ruse nga Serbia. Kjo do sillte rrezik për vendosjen e sanksioneve për shkka këtyre pajisjeve dhe shpresoj se partnerët serbë janë të vetëdijshëm për këtë” – ka thënë Palmer.

Deklarata e ashpra jo të zakonshme apo më mirë me thane kërcënimet kanë befasuar opinionin serb, por vetëm ata që më pak njohin raportet e brendshme në administratën amerikane përkatësisht problemet mes Departamentit të shtetit dhe Shtëpisë së Bardhë.

“Problemi më i madh i Palmerit është Grenel. Tash kemi garë ndërmjet të dy zyrtarëve përkatësisht mes Departamentit dhe Shtëpisë së Bardhë, se kush do bëjë më shumë në çështjen e Kosovës – kanë thënë për "Blic" burime nga rrehet politike në Uashington.

“Ndryshimi i kursit dhe rritjen e presioneve mund të shohim në javët e fundit, që përputhet me emërimin e Grenel dhe vizitën e tij regjionit. Palmer përkundër që në opinion duket ndryshe, vështirë e ka përjetuar emërimin e Grenel nga Tramp dhe tash do garojnë cili të jetë më i ashpër –thonë biseduesit.

Ndryshimin e qëndrimit amerikan të ShBA-ve, Vuçiq e ka vërejtur pas takimit me Grenel, ku vetëm ka mbajtur shënime.”Për ShBA-të Kosova është e pavarur dhe ata nuk i intereson asgjë përveç njohjes” – ka thënë Vuçiq disa herë në ditët e fundit.

“Serbia është e gatshme që të bisedoj për zgjidhje kompromisi për Kosovën, por nuk do të pranoj poshtërimin. Më ka befasuar fakti se Palmer flet vetëm për obligimet e Serbisë dhe jo ato të Prishtinës. Nëse është ashtu si thotë ai, dhe në Prishtinë ku prita të kërkonte ulje të pritjeve nga Prishtina dhe nevojën për kompromis dhe ideja është që ne të pranojmë pavarësinë e Kosovës dhe mos të marrim asgjë, pse të bisedojmë, kjo është si shaka” – ka thënë Vuçiq.

Kreu i Qendrës për politikë të jashtme Dragan Gjukanoviç deklaratat m[ë të reja të Palmer i sheh në dritën e dëshirës amerikane për presion ndaj Serbisë.

“Amerika e sheh punë të kryer heqjen e taksave ndaj mallrave serbe, andaj do presion ndaj Beogradit. Nga ana tjetër ShBA kanë ligj për armatimin që nënkupton sanksione për vendet që blejnë armë nga Rusia –thotë për “Blic” Gjukanoviç.

Drejtori i Fondit për Politikë në Beograd Marko Savkoviç ka mendim të njëjtë dhe përkujton që ShBA edhe m herët ka kërcënuar me sanksione Serbinë për bashkëpunimin ushtarak me Rusinë.

“Vitin që shkoi ShBA kanë përmendur sanksione të mundshme ndaj Serbisë pas blerjes së helikopterëve rus. Kongresi ka sjell një ligj që prek secilin vend me automatizëm. Uashingtoni do të kërkoj sqarim nga Beogradi për pajisjet dhe sistemet që kërkon të blej” - apostrofoi Savkoviç.

Ai ka thënë se ShBA ka kuptuar se ka bërë shumë presion në të kaluarën ndaj Prishtinës për taksat. “ Ky ishte presion shumë i madh dhe nl Kohën kur Prishtina është aleat , nëse shihet ndryshimi i pushtetit në Kosovë, ShBA e dinë se gjasat e Kosovës për hyrje në BE janë të vogla, Uashingtoni do që Prishtina të fitoj diçka në këtë situatë” tha Savkoviç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat