Trondit ushtaraku Shqiptaro-Amerikan: Hetimet rreth vrasjes së Ali Ukës nuk kanë mbaruar, përmend Xhavit Halitin

Aktuale

Trondit ushtaraku Shqiptaro-Amerikan: Hetimet rreth vrasjes së Ali Ukës nuk kanë mbaruar, përmend Xhavit Halitin

Nga: N.H Më: 8 nëntor 2019 Në ora: 22:26
Xhavit Haliti dhe Ali Uka

Ushtaraku Shqiptaro-Amerikan, Muharrem Maralusha, përmes një postimi në Facebook, ka bërë një tjetër koment. Kësaj rradhe ai ka shkruar për “dështimin” e zgjedhjeve të 6 tetorit.

Bëhet fjalë për Xhavit Halitin, i cili nuk arriti t’i fitojë votat e mjaftueshme për t’u bërë pjesë e legjislaturës së shtatë të Kuvendit të Kosovës, përcjell “Bota sot”.

Sipas Maralushës, për Xhavit Halitin ende nuk kanë mbaruar problemet, pasi sipas tij, hetimet rreth vrasjes misterioze të gazetarit Ali Uka në Tiranë ende nuk kane mbaruar.

Ja shkrimi i tij në Facebook:

Image
Muharrem Maralusha

Problemet e Z. Xhavit Halitit, ende nuk kanë mbaruar. Hetimet rreth vrasjes misterioze të Gazetarit Ali Uka në Tiranë ende nuk kanë mbaruar. Në zgjedhjet e 6-të tetorit, Xhaviti doli një ndër humbësit më të mëdhenj, dhe si rezultat, po ashtu i humbi të gjitha pozitat që i kishte si në kuvend po ashtu në partin e tij (PDK).

Me humbjen katastrofale që i përjetoi, Xhaviti po ashtu e humbi dhe fuqinë e tij manipuluese që e posedonte në Kosove, kështu që hetimet që deri sot ishin pezulluar, tash do marrin një transfuzion dhe do të shpejtohen.

Çka është më me rëndësi, Xhaviti po ashtu e humbi mbështetjen e prokurorisë dhe të gjykatës. Xhaviti nuk do të jetë në gjendje me thirr në telefon prokurorin kryesor që ta mbylle çdo akuzë që i kanë mbi të. Drejtësia ndonjëherë është e ngadalshme por në fund del fituese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat