Zyrtari i Vetëvendosjes i ashpër me Nismën e Limajt: Gjithë ato hajni, dallavere, e shumë të këqija ia bëtë vendit

Aktuale

Zyrtari i Vetëvendosjes i ashpër me Nismën e Limajt: Gjithë ato hajni, dallavere, e shumë të këqija ia bëtë vendit

Nga: N.H Më: 16 nëntor 2019 Në ora: 17:16
Limaj dhe Kurti

Zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Petrit Bicaj, përmes një shkrimi në Facebook, ka reaguar ashpër ndaj Nismës Socialdemokrate, për të cilën thotë se shumë të këqija ia bëri vendit kjo parti.

Ai mes tjerash në shkrimin e tij, potencon se pragu do të jetë edhe me tej problem për Nismën, dhe se kjo lojë edhe me tej nuk ka përfunduar.

Ja shkrimi i tij:

Kjo lista nisma me te vertete ishin te gerditshem!

Gjithe ato hajni, dallavere, e shume e shume te kqija ia bene ketij vendi, e prap mundohen me qu pluhur si gjeli!

Ju po te kishit vetem pak fytyre, as nuk do dilnit nga shtepite e juaja prej marres, e lene mo me ngrite zerin e me dale nga 5 here ne dite ne TV!!

Por te larte do e keni pragun prap se prap, ende ska perfunduar loja! E sa i perket qeverise, as mos mbani shprese fare se as nuk do kaloni andej e lere me te beheni pjese!

Edhe hajna edhe krenar....kjo ndodhe vetem tek ne!!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat