Njohësi i çështjeve politike thotë se kriza mund të thellohet në Kosovë

Aktuale

Njohësi i çështjeve politike thotë se kriza mund të thellohet në Kosovë

Nga: H.O. Më: 29 nëntor 2019 Në ora: 19:36
Adrian Kamberi

Kosova është ende pa institucione të reja, ndonëse kanë kaluar rreth muaj që nga mbajtja e zgjedhjeve. Njohësi i cështjeve politike, Adrian Kamberi në një prononcim për Bota sot thotë se Kosova është në krizë, ndërsa kjo gjendje mund të thelloohet nëse ky proces stërzgjatet.

“Fatkeqësisht Kosova edhe kur ka qeveri është n’krizë. Por kjo krizë edhe mund të thellohet, nëse ky proces i stërzgjatur pa nevoje nuk përfundon brenda muajit nëntor. Përgjegjësin duhet ta mbajë KQZ’ja, e cila prapë nuk ishte e gatshme apo nuk deshi të jep një proces t’mirë zgjedhore, për shumë arsye”, thekson ai.

Kamberi thotë më tutje se nga e gjithë kjo po mundohet të përfitoj Nisma, AKR dhe në anën tjetër PDK-ja.

“Nga kjo sigurisht po mundohet të përfitoj në njërën anë NISMA dhe AKR të cilat me çdo kusht duan të jenë pjese e parlamentit. Fatkeqësisht këto dy parit e kanë dëmtuar vendin edhe gjate qeverisjes se kaluar, gjë për të cilën populli i dënojë me votë, dhe të njëjtën gjë po mundohen ta bëjnë tash vetëm e vetëm të jenë ne parlament. Dhe në anën tjetër PDK’ja e cila po mundohet që sa më shumë të ndikoj në KQZ, përmes qoftë edhe Presidentit koalicioni VV me LDK të mos ndodhë”, thekson ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat