Thehen zyret e Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, Policia del në vendin e ngjarjes, jep detajet - Bota Sot
Thehen zyret e Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, Policia del në vendin e ngjarjes, jep detajet

Aktuale

Thehen zyret e Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, Policia del në vendin e ngjarjes, jep detajet

Më: 6 dhjetor 2019 Në ora: 09:49
Foto ilustrim

(E plotësuar) - Policia e Kosovës kanë dhënë detaje lidhur me vjedhjen që ka ndodhur në zyrat e AGK-së.

Zëdhënësja e rajonit të Prishtinës nga policia e Kosovës, Flora Ahmeti ka thënë se policia ka marrë informacionin rreth orës 09:00, derisa, ekipet e nevojshme kanë dalë menjëherë në vend të ngjarjes dhe po merren me rastin.

“Bazuar në të dhënat fillestare dyshohet se persona të panjohur gjatë natës kanë hyrë me forcë brenda zyrës në fjalë nga ku kanë arritur të marrin disa pajisje (1foto aparat, 1llaptop, 1 tv etj.)”, ka njoftuar Ahmeti.

Aktualisht njësitet policore janë duke kryer ekzaminimet në vendin e ngjarjes.

***

Zyret e Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës janë thyer mëngjesin e sotëm nga persona ende të paidentifikuar.

Gazeta mëson se brenda zyrave dyshohet se është vjedhur pajisje teknologjike. Kështu ka bërë të ditur një sinjalizues nga vendi i ngjarjes.

Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po merret me rastin.

Gazeta do të ju mbajë të informuar për këtë ngjarje.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat