LDK-së iu lëshua Presidenti? Flasin nga VV-ja

Aktuale

LDK-së iu lëshua Presidenti? Flasin nga VV-ja

Më: 9 dhjetor 2019 Në ora: 16:53
Albin Kurti dhe Isa Mustafa

Lëvizja Vetëvendosje mohojnë se janë pajtuar që LDK-së t’i jepet presidenti me anë të një marrëveshje për bashkëqeverisje.

Zyra për Informim e VV-së, kanë mohuar raportimet e disa mediave se partia e Albin Kurtit ka lëshuar pe sa i përket çështjes së Presidentit.

“Duket si lajm i fabrikuar për të provoku sepse prej takimit të fundit të para një jave ende nuk ka pasur asnjë takim mes dy kryetarëve”, thuhet në përgjigjen e VV-së.

Kujtojmë se Kurti e Mustafa në takimin e mbajtur javën e kaluar nuk arritën marrëveshje pasi nuk u dakorduan për postin e presidentit dhe ndarjen e pozitave ministrore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat