Ja si i quan liderët e VV-së dhe LDK-së, deputeti i AAK-së

Aktuale

Ja si i quan liderët e VV-së dhe LDK-së, deputeti i AAK-së

Nga: N.Sh. Më: 10 dhjetor 2019 Në ora: 14:58
Rasim Selmanaj

Edhe pas dy muajve pas përfundimit të zgjedhjeve në Kosovë, akoma nuk është formuar Qeveria.

Partia fituese, LVV ende nuk ka arritur të bëj koalicionin me LDK-në, partinë e dytë të dala pas zgjedhjeve të 6 tetorit, shkruan gazeta "Bota sot".

E pas këtyre vonesave ka reaguar deputeti nga radhët e AAK-së, Rasim Selmanaj.

Ai ka thënë se arsyeja e mos krijimit të institucioneve  është karrierizmi i LDK-së dhe VV-së.

Selmanaj ka shkruar në Facebook, se halli i kryesor nuk është Kosova, por ndarja e pozitave.

Karrierizmi i lidershipit të VV-së dhe LDK-së, vazhdon me e lanë Kosovën pa institucione.

“Karrierizmi i lidershipit të VV-së dhe LDK-së, vazhdon me e lanë Kosovën pa institucione. Kjo po dëshmon të vertetën e hidhur se Kosova s’qenka halli kryesor, por ndarja e pozitave", shkruan Selmanaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat