Befason Xhelal Sveçla: Ja çfarë thotë për takimin me Marko Gjuriq - Bota Sot
Befason Xhelal Sveçla: Ja çfarë thotë për takimin me Marko Gjuriq

Aktuale

Befason Xhelal Sveçla: Ja çfarë thotë për takimin me Marko Gjuriq

Më: 10 dhjetor 2019 Në ora: 21:48
Xhelal Sveçla

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje tashmë edhe deputeti i kësaj partie në Legjislaturën e VII-të të Kuvendit të Kosovës, Xhelal Sveçla, sonte tregoi për takimin e tij me të ashtuquajturin drejtor i Zyrës Serbe për Kosovë, Marko Gjuriqin.

Ai ka thënë që kjo nuk ka qenë herë e parë që Lëvizja Vetëvendosje ka marrë pjesë në një konferencë të tillë dhe po ashtu nuk do të jetë as hera e fundit.

Por, sa i përket reagimeve të shumta për takimin e tij me Gjuriqin, Svecla ka thënë se është moment i veçantë i krijimit të Qeverisë Kurti.

“Mendoj që jemi në një moment më të veçantë, jemi para themelimit të qeverisë ku kundërshtarët politikë janë më të etur për të luftuar qeverinë e ardhshme Kurti. Kjo nuk është befasi, ne gjithmonë kemi qenë të luftuar nga ta, herë përmes medieve e herë përmes burgut”, ka theksuar Sveçla.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat