Kosova i përgjigjet Daçiqit: Ja çka do të paraqesim para Gjykatës Speciale, Daçiqi shkon në Hagë si...

Aktuale

Kosova i përgjigjet Daçiqit: Ja çka do të paraqesim para Gjykatës Speciale, Daçiqi shkon në Hagë si...

Nga: N.Sh. Më: 16 dhjetor 2019 Në ora: 10:59
Ivica Daçiq

Shefi i Diplomacisë Serbe, Ivica Daçiq pasi i reagoi Këshilltarit të Behgjet Pacollit, Jetlir Zyberajt, për dokumentet që i ka siguruar Kosova dhe dosjet për persekutimin e shqiptarëvem, i është kundërpërgjigjur menjëherë Zyberaj.

Zyberaj përmes një postimi në facebook, thotë se Daçiqi shkanë në Hagë si i zkuzuar për krime lufte, shkruan gazeta “Bota sot”.

Zyberaj, thotë se do të paraqesin para Gjykatës Speiale dokumente dhe dosje që tregojnë rilin e Daçiqit në krimet e luftës kundër shqiptarëve.

“Daçiç shkon në Hagë, por si i akuzuar për krime lufte.

Ivica Daçiq duhet të shkojë në Hagë si i akuzuar për faktin se ka qenë pjesë e ndërmarrjes së përbashkët kriminale që kreu krime lufte dhe masakra në Kosovë dhe për organizimin e fshehjes së trupave të shqiptarëve të vrarë nga forcar serbe. Për këto krime ai duhet të shkojë në Hagë”, shkruan Zyberaj.

“Ivica Daçiç dhe Vuçiç si Goebelsat të Millosheviçit bënë të njëjtën propagandë duke akuzuar për vrasjen e serbëve në Panda Cafe, një sulm terrorist që u organizua nga Inteligjenca dhe Ushtria Serbe për të filluar spastrimin etnik dhe vrasjet e shqiptarëve. Ne do paraqesim Gjykatës Speciale dokumentet dhe dosjet që tregojnë rolin e Daçiqit në krimet e luftës kundër shqiptarëve”, përfundon Zyberaj.

Ndryshe, Daçiqi ka thënë se ‘ka tonelata’ materiale që tregojnë kush e dëboi kë nga Kosova, dhe se është i gatshëm të dëshmojë në Hagë kundër “Ushtrisë terorriste të Kosovës”.

“Pavarësisht gjithçkaje, unë jam i gatshëm të shkoj në Gjykatën Speciale në Hagë, kam tonelata materiale që më së miri tregojnë se kush e dëboi kë nga Kosova”, ka thënë Daçiq.

Ai thekson se është i gatshëm të shkojë atje, por si dëshmitar kundër shefave të Zyberajt nga autoritetet e larta të Prishtinës, të cilët siç tha ai “drejtuan Ushtrinë e ashtuquajtur terroriste të Kosovës”.

Kësisoj ai i është kundërpërgjigjur Zyberajt i cili në Facebook ka paraqitur një dokument të Partisë Socialiste të Serbisë (SPS) që mban datën: 17 shkurt 1999 ku siç shkruan ai”ndër shumë plane tjera kundër shqiptarëve të Kosovës, gjatë Konferencës në Rambuje, mund të lexojmë edhe tentimin për fshehje të masakrave dhe debimeve masive nga shtepitë të qytetarëve të Kosovës. Krejt kjo bëhej me qellimin e vetëm për ta mashtruar bashkësinë ndërkombëtar dhe NATO’së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat