Kosova publikon dokumente të reja për kriminelin Ljubisha Dikoviq, ja faktet se çfarë urdhra ka dhënë ai për vrasjen e shqiptarëve

Aktuale

Kosova publikon dokumente të reja për kriminelin Ljubisha Dikoviq, ja faktet se çfarë urdhra ka dhënë ai për vrasjen e shqiptarëve

Nga: N.Sh. Më: 24 dhjetor 2019 Në ora: 09:07
Ljubisha Dikoviq

Republika e Kosovës e ka marrë me seriozitet siç duket që më në fund të zbulon dhe të publikon fakte për kriminelët serb që kanë dhënë urdhra, vra e masakru në Kosovë, shkruan gazeta “Bota sot”.

Këshilltari i Behgjet Pacollit, Jetlir Zyberaj, edhe sot ka publikuar disa fakte të ish-komandantit në kohën e Jugosllavisë kriminelit, Ljubisha Dikoviq, ku dëshmohet se ai ka dhënë urdhra për vrasjen e shqiptarëve të pafajshëm.

Zyberaj përmes një postimi në Facebook, thotë se, dokumentet që i publikoi tregojnë përfshirjen e Dikoviqit në vrasje masive.

Ai madje ka kërkuar që të paditet urgjentisht Dikoviqi.

“Ljubisha Dikovic personalisht ka mbikëqyrur situatën në zonën nën kontrollin e tij dhe personalisht ka dhënë urdhra se si ushtria duhet të manovrojë.

Ai personalisht ka dhënë urdhra për vrasjet e shqiptarëve të pafajshëm, përfshirë fëmijë, dhe personalisht ka marrë pjesë kur ndodhnin vrasje të tilla.

Ky është një nga dokumentet e shumta që tregojnë përfshirjen e Dikovic në vrasje masive. Prokurorët e Kosovës kanë dosjet për të paditur urgjentisht Dikovic”, shkruan Zyberaj.

Image
Image
Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat