Profesori nga Oksfordi i thotë VV-LDK-së të mos nguten: Pas pak dekadash krejt bota do ta ketë një qeveri të vetme

Aktuale

Profesori nga Oksfordi i thotë VV-LDK-së të mos nguten: Pas pak dekadash krejt bota do ta ketë një qeveri të vetme

Më: 12 janar 2020 Në ora: 17:41
Albin Kurti dhe Isa Mustafa

Ndërsa VV dhe LDK edhe pas 3 vitesh e 6 ditësh nga mbarimi i zgjedhjeve nuk po ia dalin që të formojnë qeverinë e re, filozofi nga Universiteti i Oxfordit, Nick Bostrom, ka deklaruar që së shpejti do të kemi një qeveri të vetme ose një inteligjencë artificiale e cila do të qeveris gjithçka.

A ka historia qëllim? Është e mundshme që të gjitha shoqëritë njerëzore që kanë ekzistuar janë thjesht një prelud për vendosjen e një sistemi ku një entitet i vetëm do të qeveris me botën.

Filozofi universitar Bostrom propozon “hipotezën e ‘singletonit’”, që thotë se e gjithë jeta inteligjente në tokë në një pikë të historisë do të organizojë veten në të ashtuquajturën “Singleton” – një organizatë që do të marrë formën qoftë të një qeverie botërore, një makinë super-inteligjente [Inteligjencë artificiale], ose për fat të keq, një diktaturë që do t’i kontrollojë të gjitha çështjet.

Më tej, profesori universitar argumenton që historikisht ka pasur një trend për shoqëritë tona që të puqen në “nivele më të larta të organizimit shoqëror”.

Ai shton se kjo gjë mund të mos jetë as gjë e mirë por as gjë e keqe – thjesht neutrale, përkthen Periskopi nga BigThink.

Një mënyrë për të arritur deri te singletoni, sipas filozofit, është përmes teknologjisë. Mbikëqyrja dhe komunikimi i përmirësuar, teknologjia që kontrollon mendjen, nanoteknologjia molekulare dhe inteligjenca artificiale mund të çojnë pikërisht drejt kësaj forme qeverisëse.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat