Eksperti amerikan kritikon Kosovën për fondin e dhënë kundër ISIS-it

Aktuale

Eksperti amerikan kritikon Kosovën për fondin e dhënë kundër ISIS-it

Më: 14 janar 2020 Në ora: 09:41
Ilustrim

Vendimi i fundit i qeverisë në largim i Kosovës, për të dhënë një fond të konsiderueshëm parash, në mbështetje të koalicionit global, anti-ISIS, ka shkaktuar polemika në rangjet e politik bërësve dhe opinion bërësve ndërkombëtare.

Eksperti i njohur i çështjeve ndërkombëtare, Prof. Alon Ben-Mier, në një reagim të fundit për këtë vendim, ka kritikuar fondin që është dhënë nga qeveria në largim e Kosovës, transmeton Shekulli. Prof. Ben-Meir thekson se: “Qeveria në largim e Kosovës miratoi një pagesë prej 250,000 eurosh për Koalicionin Global kundër ISIS. Ky fond duhet të shpenzohet për nevojat e Kosovës, për të ri-integruar ish luftëtarët e ISIS përmes programeve sociale dhe zhvillimore dhe jo jashtë Kosovës”, shprehet studiuesi Alon Ben-Meir.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat