Selimi: Thaçi provon t’i shantazhojë, t’i mashtrojë e t’i blejë kundërshtarët - Bota Sot
Selimi: Thaçi provon t’i shantazhojë, t’i mashtrojë e t’i blejë kundërshtarët

Aktuale

Selimi: Thaçi provon t’i shantazhojë, t’i mashtrojë e t’i blejë kundërshtarët

Më: 17 janar 2020 Në ora: 23:32
Rexhep Selimi

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, ka hedhur një mori akuzash ndaj presidentit të vendit, Hashim Thaçi.

Selimi ka thënë në emisionin “DPT Te Fidani”, në televizionin T7, se Thaçi shërbehet me shantazhe në raportet e tij me kundërshtarët e tij.

“Kundërshtarët e vet përpiqet t’i shantazhojë. Kërkon që mundësisht t’i shantazhojë”, është shprehur Selimi.

Ai ka thënë se një gjë të tillë, megjithatë, Thaçi nuk ka provuar ta bëjë me të.

“Nuk ka provuar me mua, se nuk ka pasur materie”, ka deklaruar Selimi në T7.

Sipas Selimit, Thaçi “kërkon mundësinë t’i kërcënojë ose t’i frikësojë” ata që mendojnë ndryshe.

“Tenton t’i mashtrojë, e kur nuk i bën punë mashtrimi atëherë mundohet t’i blejë”, është shprehur ai.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat