VV-ja tha se nëser ndërhyn QUINT-i, vjen reagimi i ashpër ndaj Albin Kurtit – ky është skenari i liderit të VV-së

Aktuale

VV-ja tha se nëser ndërhyn QUINT-i, vjen reagimi i ashpër ndaj Albin Kurtit – ky është skenari i liderit të VV-së

Nga: N.H Më: 27 janar 2020 Në ora: 20:33
Albin Kurti

Lëvizja Vetëvendosje pas takimit Kurti-Mustafa tha as në takimin e sotëm në Kuvendin e Kosovës me LDK-në nuk kanë arritur marrëveshje për formimin e Qeverisë.

Derisa kjo parti zbuloi se në takim i radhës që do të ndodhë nesër, do të marrin pjesë edhe përfaqësuesit e QUINT-it (Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gjermanisë, Britanisë së Madhe, Francës dhe Italisë) dhe të Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë.

Ndaj këtij njoftimi ka reaguar analisti politik, Shkodran Ramadani. Ai përmes një njoftimi në Facebook, thotë se dikur VV-ja thoshte se presioni i QUINT-it është ndërhyrje post-koloniale që cenon sovranitetin dhe subjektivitetin shtetëror të Kosovës.

Tutje, ai thotë se tash për të ardhur në pushtet, Kurti po shpreson që QUINT-i do të ushtrojë trysni mbi LDK-në.

Ja shkrimi i tij:

Jo qeveria Kurti, po qeveria Kuinti.

Dikur VV-ja thoshte se presioni i Kuintit eshte nderhyrje post-koloniale qe cenon sovranitetin dhe subjektivitetin shteteror te Kosoves. Tash per me ardhe ne pushtet, Kurti po shpreson qe Kuinti do te ushtroje trysni mbi LDK-ne.

Tani me nuk po mendon se po cenohet sovraniteti dhe parimi i vetevendosjes. Nje vakt shkruante Kurti se si shtetet e Kuintit jane tutore qe po e mbikeqyrin Kosoven aq shume sa nuk po e lejojne ate ta tejkaloje fazen e foshnjerise dhe femijerise. Tash vete po shnderrohet ne nje femije te vogel duke shpresuar se tutoret do ta detyrojne LDK-ne t'ia japin votat atij per ta bere Kryeminister.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat