Kurti kërkon Tribunal Ndërkombëtar për gjenocidin serbë dhe Gjykatë Speciale për “gjenocidin politik”

Aktuale

Kurti kërkon Tribunal Ndërkombëtar për gjenocidin serbë dhe Gjykatë Speciale për “gjenocidin politik”

Nga: N.Sh. Më: 29 janar 2020 Në ora: 11:01
Ilustrim

Po kërkohet që të fillohet një një Tribunal Ndërkombëtar për gjeenocidin serbë dhe të përfundoj me një Gjykatë Speciale për “gjenocidin politik” të keqqeverisjes në Kosovë.

Këtë e kërkon kryetari i Partisë Republikane të Kosovës, prof. Faton Kurti.

Kurti përmes një postimi në Facebook, thotë se, përveç Tribunalit Ndërkombëtar për gjenocidin serbë ndaj shqiptarëve në Kosovë, duhet kërkuar edhe themelimin e një Gjykate Speciale për ndjekjen e krimeve rkonomike, korrupsionit politik dhe nepotizmit në Kosovë.

Postimi i plotë:

TË FILLOHET ME NJË TRIBUNAL NDËRKOMBËTAR PËR GJENOCIDIN SERB DHE TË PËRFUNDOHET ME NJË GJYKATË SPECIALE PËR "GJENOCIDIN POLITIK" TË KEQ-QEVERISJES 20 VJEÇARE!

Përveç kërkesës për krijimin e një TRIBUNALI NDËRKOMBTAR për GJENOCIDIN SERB ndaj Shqiptarëve në Kosovë - duhet kërkuar edhe themelimi i një GJYKATË SPECIALE kundër "GJENOCIDIT" Ekonomik, Korrupsionit Politik dhe Nepotizmit të cilat e kanë sjellë popullin e Kosovës në një varfëri të skajshme dhe në një papunësi kronike, si dhe largimin masiv nga Kosova si kurrë më parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat