KORRUPISONI kryefjalë në Kosovë, vetëm Kryeprokurorin e Shtetit nuk e shqetëson mungesa e rezultateve në luftimin e tij

Aktuale

KORRUPISONI kryefjalë në Kosovë, vetëm Kryeprokurorin e Shtetit nuk e shqetëson mungesa e rezultateve në luftimin e tij

Më: 31 janar 2020 Në ora: 20:15
Ilustrim

Mungesën e aktakuzave për korrupsion ndaj figurave të profilit të lartë, kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, nuk e sheh shqetësuese.

Në mbledhjen e Këshillit Prokurorial, Lumezi ka përmendur statistikat e luftës ndaj korrupsionit.

Kryeprokurori Lumezi ka kërkuar efikasitet më të madh nga prokurorët.

Prokurorja Laura Pula, anëtare e Grupit punues për lëndët e korrupsionit dhe krimeve ekonomike, ka thënë se gjatë vitit 2019, mbi 250 lëndë kanë mbetur pa u përfunduar nga prokurorët.

Prokuroria e Speciale është kritikuar për mosefikasitet në luftimin e korrupsionit vazhdimisht, e së fundmi, kritika kanë dhënë edhe zyrtarë amerikanë e britanikë në Kosovë, gjatë konferencës vjetore të prokurorëve.

Gjatë vitit 2019, asnjë aktakuzë nuk është ngritur për korrupsion ndaj personave të profilit të lartë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat